Author: almakos

Derisa shumë njerëz mund të tronditen nga ideja për të mos bërë dush çdo ditë, dushi më i rrallë mund të jetë më i mirë për lëkurën tonë. Sipas mendimit dhe këshillës së dermatologes Mary Stevenson, në fund të fundit mund të mos kemi nevojë për një dush të përditshëm, raporton The Sun. Stevenson pohon se shpeshtësia e dushit duhet të varet kryesisht nga një sërë faktorësh personal. Këta faktorë përfshijnë lëkurën tonë, moshën dhe nivelin e aktivitetit. Siç shpjegon ajo, shumica e njerëzve në përgjithësi duhet të bëjnë dush çdo dy deri në tre ditë, përcjellë Index.hr. Përjashtim bëjnë…

Lexo më Shumë

Më 16 mars 2025, qyteti i Koçanit në Maqedoninë e Veriut u trondit nga një tragjedi e rëndë, ku një zjarr në diskotekën “Pulse” mori jetën e 59 të rinjve dhe plagosi mbi 150 të tjerë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerti të grupit të njohur vendas, DNK, ku ishin të pranishëm rreth 1,500 persona. Sipas raporteve paraprake, zjarri u shkaktua nga përdorimi i mjeteve piroteknike, të cilat ndezën tavanin e lokalit, i ndërtuar me materiale shumë të ndezshme. Kjo tragjedi ka ngjallur kujtime të dhimbshme për një ngjarje të ngjashme të ndodhur në Brazil në vitin 2013. Atëherë, një zjarr…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka bërë një njoftim të rëndësishëm që lidhet me të ardhmen e telefonave inteligjentë, duke konfirmuar se Apple mund të prezantojë një iPhone pa një portë fizike USB-C. Kjo ndodh në një kohë kur është miratuar direktiva për karikuesin universal, por duket se mundësitë për inovacione janë ende të hapura. Sipas rregullave të reja të Bashkimit Europian, të gjithë telefonat e rinj që do të shiten në treg duhet të mbështesin standartin e karikimit USB-C. Megjithatë, me rregullat e reja, ligji nuk kërkon domosdoshmërisht një portë fizike – pajisja vetëm duhet të jetë në përputhje me këtë standart.…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ilir Nukajn, i cili dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në fshatin Povelçë më 12 tetor 2024 duke i shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, Namik Rustemi. Ndaj autorit të dyshuar të ngjarjes është ngritur akuza për ‘Plagosje të rëndë me dashje’. “Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi I.N., për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve N.R. dhe A.R. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së…

Lexo më Shumë

Kompania kineze e teknologjisë, Huawei, është kapur në rrjetën e një hetimi për korrupsion nga autoritetet belge, udhëhequr nga Prokuroria Federale. Ky zhvillim në mënyrë të menjëhershme ka sjellë pezullimin e anëtarësimit të saj nga grupi evropian i lobimit teknologjik, DigitalEurope. Sipas raportimeve, vendimi është marrë pas hapjes së një hetimi serioz mbi dyshimet për korrupsion të lidhura me veprimtarinë e kompanisë. Në një deklaratë të publikuar të enjten, DigitalEurope konfirmoi se është në dijeni të akuzave të rënda ndaj Huaweit, të raportuara nga Politico, dhe theksoi angazhimin e saj për një sjellje etike dhe përputhshmëri me ligjin. “Marrim shumë…

Lexo më Shumë

Lideri i partisë më të madhe në vend, Albin Kurti, ka reduktuar ndjeshëm paraqitjet e tij publike, duke lënë të hapur pyetje të shumta rreth hapave të ardhshëm politikë në Kosovë. Me zhvillimet që po ndodhin në skenën politike, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, si nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë në tryeza diskutimi, por ata kanë shmangur takimet me mediat, duke lënë pas shumë dyshime mbi procesin e formimit të Qeverisë. Diskutimet rreth formimit të qeverisë janë bërë qendra e vëmendjes në publik prej datës 9 shkurt, ditë kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Ky proces, i…

Lexo më Shumë

Po flitet me të madhe që Gjesti do të largohet nesër nga shtëpia më e famshme. Informacioni është i pakonfirmuar mirëpo është duke u përhapur me shpejtësi të dritës, pas zhvillimeve të fundit me rikthimin e Eglit që po e sulmon fort në shtëpi. I ftuar në Prive By Liberta Spahiu, opinionisti Elton Tozaj foli për këtë situatë. Ai përjashtoi mundësinë e daljes nesër por zbuloi një sekret të prime. I pyetur për Eglin, ai u shpreh se qëllimi i saj është vetëm që të hakmerret ndaj Gjestit. ‘Është lutur korridoreve të Topit për t’u kthyer. Në një prej ditëve,…

Lexo më Shumë

NIKOLETA KOVAÇI/ Tre persona janë vënë në pranga dhe një i katërt është shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen tragjike që tronditi vendin mesnatën e së mërkurës. Ngjarja e rëndë, në të cilën humbën jetën 4 të rinj nga Borizana, u shkaktua nga një betoniere e lënë në rrugë, pa asnjë sinjal, ku drejtuesi i mjetit në të cilin udhëtonin të rinjtë nuk e ka vënë re, për shkak të errësirës dhe mungesës së sinjalistikës. Drejtuesi i mjetit të betonit ka dhënë dëshminë e tij pasi është vënë në pranga. Ai i ka thënë grupit hetimor se e kishte lënë…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 103.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.3 lekë dhe do shitet me 118.3 lekë.

Lexo më Shumë

Banorët e Big Brother VIP Albania u emocionuan teksa morën mesazhet e radhës në Big Love, por një mesazh i veçantë shkaktoi entuziazëm të madh. Ishte në emër të futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, dhe sapo banorët panë emrin e tij, nisën brohoritjet. Megjithatë, Gjesti mbeti i hutuar dhe pyeti: “Kush është?”. Laerti menjëherë i shpjegoi: “Është futbollist i kombëtares, lexo”. Në sfond, Rozana dëgjohet: “Armando Broja o njeri!”. Gjesti, i habitur, u përgjigj: “Hej bro, unë s’e di, s’jam i informuar për futbollin këtu”. Në mesazh, Broja shkruante: “Gjesti na kënaqe o vëlla, veç për ty po e…

Lexo më Shumë

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me të dhënat që bizneset kosovare janë të detyruara të dorëzojnë në KESCO. Ndërkohë, vetë bizneset e shqetësuara theksojnë se është e papranueshme që KESCO të ketë akses në informacionet që përmbajnë të dhëna personale. Më 12 mars 2025, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) njoftoi për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, duke vendosur obligimin për bizneset që të dorëzojnë të dhëna mbi qarkullimin dhe numrin e punëtorëve në Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO. Kjo masë ka si qëllim kategorizimin e bizneseve për furnizimin…

Lexo më Shumë

Është zbardhur dëshmia e 22-vjeçares greke e cila u bë shkak për aksidentin tragjik ku humbi jetën taksisti shqiptar, Gentian Kamberi. 22-vjeçare Ekaterina Caci, e cila është vendosur në arrest shtëpie me vëzhgim elektronik pas kërkimit të faljes, pohoi se kishte pirë vetëm tri gota verë natën e aksidentit, ndërsa i kërkoi falje familjes së 47-vjeçarit, duke thënë se ishte “thellësisht e shkatërruar”. “Piva tri gota verë, mbaj mend vetëm vendin e përplasjes”, ka treguar 22-vjeçarja për aksidentin në Tebë të Athinës. 22-vjeçarja, e cila sipas analizave të gjakut kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, gjatë mbrojtjes së mohoi diçka të…

Lexo më Shumë