31 Dhjetor 2018 / 15:45
Dëshirat e fëmijëve dhe të rriturve për Vitin e Ri vazhdojnë të shprehen edhe në orët e fundit të vitit 2018. Shumë prej dëshirave të fëmijëve u plotësuan nga Gjyshi i Vitit të Ri I cili pasdite arriti në sheshin e Shkupit. Bashkë me kreun e Shkupit, Petre Shilegov, Plaku i Vitit të ri uroi që 2019-ta të sjell fat, shëndet dhe lumturi për gjithë qytetarët e Maqedonisë, e veçanërisht për fëmijët.
Shpresojmë që viti i ardhshëm të jetë më i frytshëm, në vitin 2019 të jemi më të buzëqeshur dhe më të lumtur. U’a dhashë dhuratat të gjithë fëmijëve, ja arrita disi, kam edhe disa për në mbrëmje, prandaj të gjithë të gëzuar, të lumtur e të buzëqeshur- thotë Gjyshi i Vitit të Ri.
Prapa nesh mbetet viti 2018 gjatë të cilit punuam dhe planifikuam mjaft. Po vjen viti 2019, gjëra të mira janë në pah për qytetin tonë. Unë vetëm dua të porosis se çdo njëri prej nesh duhet ta respektoj qytetin dhe vendin e tij për shkak se qyteti dhe vendi jemi vet ne qytetarët, sa më shumë sillemi mirë për vendin tonë aq më të bukur do ta kemi- uroi Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.
Ndërsa më të vegjlit edhe sot shfrytëzuan ditën për të bërë foto me personazhet e preferuara të filmave vizatimor.
Këtë vit do të më sjell dhuratë. Çfarë dhurate? Makina.
Dëshiroj që Gjyshi i Vitit të Ri të më sjell një pako me dhurata? Çfarë dëshiron të ketë brenda në paket? Libër dhe xhelatinë me ngjyra”.
Tashmë dy javë në sheshin e Shkupit kanë nisur festimet për festat e fund-vitit ku për çdo mbrëmje kishte program të pasur me këngë për të rritur dhe fëmijë ku interpretuan këngëtarë dhe grupe të ndryshme nga vendi dhe jashtë Maqedonisë.
Melihate Rustemi


