Athina zyrtare i mban në nivel të ulët pritjet nga vizita e ministrit të
Punëve të Jashtme Nikos Koxias në Shkup i cili megjithatë tani për tani, nuk zbulon kurrfarë detaje për bisedimet që i zhvillon gjatë vizitës së tij kthyese, shkruan “To Vima”.
Sipas informacioneve të gazetës, Athina “do të tentojë të mbahet në linjën e mesme, ku nga njëra anë, nuk do të lejojë që autoritetet e Maqedonisë ta monopolizojnë konstruktivitetin e saj dhe nga ana tjetër, do të tregojë se ende nuk janë krijuar kushte për zgjidhje të shpejtë për çështjen e emrit”.
“To Vima”, si dhe të gjitha mediat e tjera greke deri më tani informon se Koxias dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov do të bisedojnë para së gjithash, për masat për ndërtimin e besimit, por Athina, “gjoja, është e vendosur t’i potencojë edhe lëvizjet provokuese të
Shkupit, siç ishte rasti me konsullin e Maqedonisë në Toronto, Pallashevski”.
“Kuptohet, vështirë është për tu besuar se dy ministrat nuk do të bisedojnë aspak për emrin”, shkruan gazeta, duke shtuar se nuk priten kurrfarë befasi.
Siç lajmëroi paraprakisht MIA, burimet diplomatike greke që javën e kaluar thanë se vizita e Koxias në Shkup do të jetë një mundësi e mirë që të këmbehen mendime për ngjarjet e fundit në rajon, por edhe më shumë të promovohet bashkëpunimi midis dy vendeve dhe ndërtimi i klimës së besimit,
Sipas burimeve të njëjta diplomatike, tema kryesore në bisedimet e Koxias në Shkup do të jetë implementimi dhe zgjerimi i masave për ndërtimin e besimit me qëllim të ndihmohet për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Greqia, siç përsëritën përfaqësuesit e MPJ-së greke “mbetet e përkushtuar në përmirësimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, duke kontribuuar për konsolidimin e kulturës së konsensusit dhe kompromisit me qëllim të stabilitetit brenda në Maqedoni dhe në nivel rajonal”.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Fetai: Prokurori Republikan ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin – ai duhet të largohet menjëherë!
- “Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti – Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty
- Estonia bën histori: Nxënësit tanë do të mësojnë me inteligjencën artificiale
- Vdekja e 3 vjeçari në Shkodër, reagon i ati: Nuk është e vërtetë se im bir ka ndërruar jetë nga ilaçi i minjve! S’e di çfarë ka ndodhur, vajza është ende në gjendje të rëndë
- Nora Istrefi pranon buqetë gjigande me trëndafila të bardhë, ja momentet romantike
- EMRI/ Ekzekutoi pranë shtëpisë Dod Mamlin, arrestohet autori i dyshuar!
- (VIDEO) Qeveria hedh poshtë pretendimet e LSDM-së për keqpërdorimet e Mexhitit
- Dauti: Vetë deputetët e shumicës e pranojnë se lojërat e fatit nuk janë mbyllur, por janë shtuar edhe më shumë!