Shkupi dhe Athina thellojnë bashkëpunimin. Prefekti i Shkupit dhe ai i Athinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis, realizuan sot një takim në kryeqytetin grek, pas çka dërguan porosi për bashkëpunim në ndërtimin e besimit mes qytetarëve por, edhe për përmirësimin e klimës mes dy shoqërive. Dy prefektet janë dakorduar që të thellojnë bashkëpunimi në fushën e politikës sociale, zhvillimit urban, ndryshimet klimatike, strategjia digjitale, për rolin e qytetarëve por edhe për bashkëpunim i i cili do të rrisë besueshmërinë. Shilegov pas takimit deklaroi se bashkëpunimi i ndërsjelltë i qyteteve nënkupton hapjen e mundësive të reja për zhvillim dhe përparim dhe për këtë, e hapin rrugën e afrimit të ndërsjelltë.
Petre Shilegov, Prefekt i Shkupit
“Duke pasur parasysh që qytetarët tanë përballen në përditshmëri me të njejtat sfida, këmbimiiI përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit do të kontribuojnë që bashkarisht të gjejmë zgjidhje për nevojat bashkëkohore të qytetarëve tanë. Në atë drejtim, e investojmë tërë potencialin tonë për të krijuar kushte më të mira për jetesë dhe për të ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve të Shkupit dhe Athinës”.
Kaminis porositi qeveritë e dy vendeve që të fokusohen në atë që i lidh dy shtetet dhe dy shoqëritë dhe jo në atë që i ndajnë. Ai ka shprehur optimizëm që negociatat mes dy vendeve dhe dinamika e javëve të fundit ka krijuar ndjenjën se dallimet që i ndajnë dy shtetet do të zgjidhen.
Jorgos Kaminis, Prefekt i Athinës
“Ne, prefektet e dy kryeqyteteve pajtohemi me nevojën e arritjes së zgjidhjes së drejtë dhe të qëndrueshme, duke pasur parasysh përparësitë që vijnë me të. Duhet të kontribuojmë me vendosshmëri, në mënyrë konstruktive, në pajtueshmëri me rolin që e kemi, në këtë drejtim, duke afruar qytetet dhe qytetarët. Për çdo rast, nuk jemi ne ata të cilët negociojmë, nuk jemi ata të cilët jemi të thirrur për të zgjidhur problemet që i ndajnë shtetet. Presim nga qeveritë tona të punojnë në mënyrë të përgjegjshme nacionale, të jenë pragmatik, të tregojnë vullnet politik për kompromis”.
Ky takim është i një rëndësie të posaçme, për arsye se ndodh në një periudhë kur qeveritë e dy vendeve kanë intensifikuar negociatat për zgjidhjen e konstestit shumëvjeçar për emrin.
Teuta Buçi /SHENJA/