Banorët e lagjes “Arra e Madhe” në Shkodër ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me tritol i 28 tetorit, janë shprehur te tronditur per ngjarjen.
Inspektori i tatimeve Enea Busukja ishte në qendër të këtij atentati por arriti të shpëtonte mrekullisht pasi sapo ka dalë nga banesa është futur me shpejtësi në automjetin e tij. Dera e makinës e ka mbrojtur Busuken duke i shpëtuar jetën. Dëshmitarët të cilët qëlluan në vendngjarje, që janë edhe komshinjtë e inspektorit tatimor rrëfejnë tmerrin që përjetuan.
Një tjetër banor i zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol, Eduard Gjoka, thotë se mbesa e tij e vogël vetëm pak minuta përpara ngjarjes së rëndë kaloi aty sëbashku me nënën e saj duke rrezikuar jetën ndërsa e mitura, nxënëse e fillores ka pësuar edhe një shok psikologjik.
Inspektori tatimor në Shkodër Ena Busukja pas shpërthimit të eksplozivit, u dërgua në spitalin rajonal ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa ka dëmtuar njërën dorë.
Pas ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve ndërsa hetimet vijojnë intensivisht për ta zbardhur të plotë. Autorët u kujdesen që automjetin me të cilin kanë lëvizur ta djegin në një fshat të Postribës për të eliminuar gjurmët ndërsa u larguan në drejtim të paditur. Nga ana tjetër Busukja deklaroi në polici se nuk ka konflikte me askend dhe se nuk e ka idenë përse u sulmua me tritol.


