Detajet më të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen në Laç, ku mbetën të plagosur pesë persona!
Mësohet se një person i cili udhëtonte në automjet ka qëlluar në drejtim të të rinjve me kallashnikov duke lënë të plagosur 4 persona dhe një zonjë, shitëse ambulante.
Ngjarja ndodhi disa metra larg drejtorisë së policisë dhe dyshohet se gjithçka ka nisur nga një sherr banal, i cili përshkallëzoi në të shtëna.
Deri më tani janë shoqëruar dy persona, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.