Fshatrat e komunës së Likovës i ka kapluar bora dhe ngrica.
Shumë rrugë kalohen me vështirësi, por kjo nuk shqetëson organet komunale që fare nuk po pastrojnë rrugët.
Deri sa kompetentët po flejnë, janë aktivizuar banorët e fshatrave të cilët vetë po pastrojnë borën dhe po thyejnë akullin e shtresuar, për të hapur rrugët, siç tregon edhe kjo fotografi që na e kanë dërguar disa lexues tanë nga fshati Likovë.