Deputeti Petar Atanasov nga LSDM-ja sot në seancë kuvendore pritet të zgjidhet për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.
Pika për emërimin e zëvendësministrit të Arsimit është vendosur si e 20-ta në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Atanasov më datë 23 të këtij muaji dha dorëheqje nga funksioni i deputetit, ndërsa në vendin e tij duhet të ulet Snezhana Kaleska Vançeva nga lista e LSDM-së në Njësinë zgjedhore 1.
Në rend dite të seancës së sotme të 58-të kuvendore janë vendosur gjithsej 34 pika në shqyrtim nga sfera të ndryshme

