VMRO-DPMNE-ja ka shkarkuar iniciatorët e reformave. Anëtarët e Shtabit për reforma të cilët pardje njoftuan se kanë ngritur iniciativë për ndrzshime në parti, sot njoftuan se udhëheqësia e e partisë i ka shkarkuar nga pozitat e tyre në VMRO-DPMNE.
Është shkarkuar kryetari i Komitetit komunal të komunës Qendër në Shkup, nënkryetari i Komitetit Komunal të komunës Aerodrom në Shkup si dhe po bëhet presion edhe ndaj anëtarëve të VMRO-DPMNE-së që janë përmbajtës të kësaj iniciative duke i nënçmuar dhe kërcënuar që të mos përkrahin këtë iniciativë.
Nga Shtabi i reformave thonë se nuk do të ndalojnë me iniciativën dhe theksojnë se partia do t’u kthehet anëtarëve të saj dhe se VMRO-DPMNE-ja nuk do të lejohet që të jetë kompani private e një personi.