Drejtori ekzekutiv i Forumit Ballkanik, Astrit Istrefi, i ka dhënë një intervistë CIVIL Medias.
“Nëse nuk mund t’i ndalojmë njerëzit të largohen nga Ballkani Perëndimor, siç po largohen masivisht tani, ne themi mirë le të shohim nëse ka mundësi në Ballkanin Perëndimor që njerëzit të mund të punojnë brenda shteteve këtu ku jemi, pa pasur nevojë të shohin perspektiva më të mira në Evropën Perëndimore, në Mbretërinë e Bashkuar apo në SHBA”, thotë Astrit Istrefi, drejtor ekzekutiv i Forumit Ballkanik, në një intervistë për Civil Media.
Ai thekson se diaspora e rajonit është një element i rëndësishëm në parandalimin e largimit të njerëzve nga Ballkani Perëndimor dhe shton se nuk ka promovim të kthimit të financave të mërgimtarëve në vendet tona. Istrefi thekson kapitalin intelektual të diasporës sonë jashtë vendit dhe thotë se përvoja e tyre është e një rëndësie vendimtare.
“Ne w promovojmë më shumë kapitalin intelektual të diasporës sonë këtu tek ne, sepse tani më ata kanë përvojën të spikatura si politikanë, inxhinierë dhe mjekë, që na nevojitet vërtetë”, tha Istrefi.