Do t’u vendoset çelësi të gjithë bastoreve nëse miratohet Ligji i propozuar për Lojërat e Fatit, me anë të të cilit njësitë e biznesit duhet të jenë të paktën 500 metra larg shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë. Për Shoqatën e Bastoreve, ndryshimet janë të papranueshme, ata besojnë se e gjithë industria do të mbyllet, dhe 8,000 punonjës do të humbin punën e tyre brenda natës. Kjo do të hapë mundësitë për baste të paligjshme.
Është e paqartë nëse Qeveria dëshiron të bëjë nga një treg i rregulluar me ligje, në një treg të parregulluar, sepse ky do të jetë efekti i ligjit. Mbyllja e basteve sportive nuk do të ndalojë bastet. Lojtarët do të kërkojnë mënyra alternative dhe bastet do të zhvendosen në vende të paligjshme. Kështu, shteti nuk do të ketë kontroll mbi fondet ose sigurinë e lojtarëve dhe të miturve, tha Vasko Ilijovski, nga Shoqata e Basteve Sportive.
Ministria e Financave, si propozuese e ligjit, thotë se ndryshimet janë paralajmëruar dhe të gjithë të interesuarit mund të japin sugjerimet dhe vërejtjet e tyre. Ky ligj sipas tyre do të vijë sepse bastet ndikojnë negativisht tek të rinjtë dhe ka implikime negative në buxhet. Tani, me një licencë, bixhozxhit mund të hapin një numër të pakufizuar të lokaleve afariste.
Përndryshe, kjo do të jetë përpjekja e dytë për të sjellë ndryshime ligjore, pasi e para në vitin 2019, dështoi. Propozuesi ishte grupi parlamentar i BDI-së, i cili beson se disponueshmëria e dyqaneve të basteve ndikon që të rinjtë të fitojnë zakone të këqija dhe të papërshtatshme. ASOM propozon – gjobitje tre herë më të larta për ata që do të lejojnë hyrjen e personave nën 18 vjeç. Ata po kërkojnë një takim urgjent për autoritetet, në mënyrë që të sjellin së bashku një propozim të pranueshëm nga të gjitha palët. Ata përmendin se 250 milion euro derdhen në buxhet çdo vit nga pikat e basteve.