Asociacioni për diabet te fëmijët i Maqedonia-Balas MK dhe shoqata të
tjera të diabetikëve kërkojnë nga Agjencia për ilaçe e RM-së kontroll urgjent të detajuar dhe kontroll të jashtëzakonshëm inspektues të cilësisë së furnizimit, transportit dhe deponimit të insulinave, duke e pasur parasysh, siç thanë, paraqitjen e shpeshtë të “jo funksionalitetit” të tyre, në tre vitet e fundit.
Ata kërkojnë kontroll prej ku furnizohet insulina dhe garanci se ajo është ruajtur mirë deri në momentin e marrjes nga ana e importuesve, por edhe kontroll të të gjitha shkresave të temperaturave nga data-logerë në kuadër të të a.q. zinxhiri i ftohtë i transportit.
Nga Agjencia për ilaçe kërkohet edhe kontroll i shkresave të temperaturave të deponimit të këtij ilaçi me kontroll komparativ në pajtim ne obligimin ligjor të ruajtjes dhe dokumentimit të shpresave të temperaturave në periudhën e fundit prej disa viteve, që, siç theksohet në kumtesën e BALANS MK (pesë vite sipas rregullave dhe rregullativave ligjore).
Nga BALLANS Mk kërkojnë përgjigje urgjente për këto çështje, të cilat, siç thonë e shqetësojnë shëndetin dhe jetën e mbi 40.000 qytetarëve të Maqedonisë të varur nga insulina, midis të cilëve 450 janë fëmijë. Çdo zvarritje, relativizim dhe lloje të ngjashme të argumentimit, konsiderojnë nga BALANS MK do të jenë më shumë se përgjigje e qartë, për të cilin kërkojnë përgjegjësi morale dhe penale.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Zbulohet specia e re-Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje
- Bajram Rexhepi u takua me artistët nga Tetova
- “Gjinia është koncept social dhe juridik!”- Aktivistja Xheni Karaj: Nuk ka vetëm mashkull dhe femër, por dhe persona inters*ks
- Muhamed Elmazi premton ekskursion falas për pensionistët e Sarajit
- Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, Arqimandriti: Termi ‘gjini’ nuk cenon identitetin burrë e grua, por mbron ata që ndihen ndryshe
- Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj
- BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament