Asociacioni Bankar i Maqedonisë (ABM), u bën apel shfrytëzuesve të kartelës pagesore që të përcjellin informacionin që bankat u ofrojnë atyre për mënyrën dhe afatin e marrjes së kartelës nëpërmjet sms porosive që ua dërgojnë secilit veç e veç. Nga Asociacioni Bankar i Maqedonisë bëjnë të ditur se javët në vijim duhet të përpunojnë dhe shpërndajnë për shfrytëzuesit në gjithë vendin mbi 330.000 kartela pagesore, për këtë proces janë angazhuar, duke marrë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur shëndetin publik.
ASOCIACIONI BANKAR I MAQEDONISË
”ABM-ja rikujton se në lidhje me kartelën pagesore vendore, secila prej bankave të përfshira në projekt ka krijuar protokollin e vet për lëshimin e kartelave. Sipas politikave dhe procedurave të tanishme, shumica e bankave organizojnë lëshimin e kartelës pagesore vendore në mënyrë që klientët të dërgojnë mesazhe SMS me informacione për filialet dhe ekspoziturat, datën dhe kohën e marrjes së kartelës për secilin klient veç e veç. Në dispozicion, tregojnë, janë edhe uebfaqet dhe qendrat e kontaktit të bankave, gjë që minimizon nevojën për të ardhur tek filialet dhe ekspoziturat për informacion”
Pamjet e kamerës sonë tregojnë që nga dje rendi për të pritur kartelat ishte i madh, në shumë raste pa distancë që duhet ndjekur sipas rekomandime institucionale. E njejta gjë po ndodhë edhe sot nëpër filiale të ndryshme të bankave.
ASOCIACIONI BANKAR I MAQEDONISË
“Disa nga qytetarët, edhe pa marrë informacione kur dhe ku të drejtohen, vizituan bankat për të marrë kartelën. Një nga anëtarët e ABM-së do të paraqesë kartelën pagesore vendore nëpër shtëpitë me postë në adresën e klientit i cili është shfrytëzues i kartelës pagesore vendore”
Asociacioni u bën thirrje të gjithë pranuesve të projektit ”Blej produkte vendore” që para se të grumbullohen para filialeve, le të kontrollojnë adresat elektronike për emailet që mund t’u vijnë, le të përcjellin faqet e bankave dhe eventualisht të lajmërohen në numrat e tyre, me qëllim shmangies së turmës që mund të sjellin deri te infektimi i të pranishmëve.



