Shkruan: Xhevdet HAJREDINI
Shpallja e deklaratës së përbashkët me kërkesat e partive shqiptare si kusht për pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme, në shiqim të parë, mund të konsiderohet shumë e rëndësishme dhe si sukses i shumë pritur.
Është fakt i cili vlen të theksohet se ngjanë për herë të parë që nga koha kur është formuar qeveria e parë e Maqedonisë së pavarur.
Ka rëndësi të veçantë edhe fakti se harmonizimi dhe nënshkrimi i deklaratës u bë me ndërmjetsimin dhe praninë e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama dhe me njoftimin e Presidentit të Kosovës z.Hashim Thaçi. Edhe pse nuk është krejtsisht e qartë se pse ka pas nevojë, në qoftë se puna ështe kryer në Tiranë, të përzihet edhe Hashim Thaçi, kur dihet se me çfarë sfidash ballafaqohet në zgjidhjen e çështjeve aktuale në Kosovë.
Nuk dua të besoj se motivi ka qenë njësoj si me rastin e ndarjes së dekoratave të famshme në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, në ditën e parë të fushatës parazgjedhore në Maqedoni.
Poashtu duhet theksuar se motivet e partive të reja si dhe qëllimi i tyre për ta nënshkruar deklaratën, është i pastërt dhe i sinqertë. Por kjo nuk mund të thuhet, fatkeqsisht, për partinë e cila me VMRO-në ka qenë në pushtet gjatë tetë viteve të fundit, me shumicën e 2/3 të deputetëve në Kuvend dhe nuk ka realizuar asnjë nga kërkesat e deklaratës së përbashkët.
Derisa Gruevski, në koalicion me BDI-në mbrenda tetë viteve të fundit, një miliard euro i derdhi në dhe pranë lumit Vardar dhe një pjesë të madhe i transportoi në Belize, deputetët e partisë, përfaqsuesit e së cilës thonë se janë partner me popullin shqiptarë, në Kuvendin e Maqedonisë kanë bërë boks gjoja për buxhetin, disa prej tyre kanë recituar vargje nga poezia e shkrimtarit maqedon Aco Shopov (për vargjet e bukura nga ”Lulet e Verës” të Naim Frashërit, të mjerët as që kanë dëgjuar). Të tjerët, në marrveshje me Silvanën, janë shtirë si patriot duke parashtruar dy mijë amandamente gjoja për ta penguar një ligj të VMRO-së për mbrojtjen e ”branitellave”. Pjesa më e madhe e deputetëve të BDI-së, bashkë me liderin e partisë së tyre, asnjëherë nuk e kanë hap gojën në Kuvend.
Pozita në të cilën u gjet BDI-ja pas zgjedhjeve të fundit, si dhe shkaku pse shteti u zhyt në këtë krizë kaq të thellë politike, morale dhe ekonomike lë të dyshohet se ajo ka qëllim me sinqeritet të angazhohet në realizimin e kërkesave. Përkundrazi, pa marrparasysh motivet dhe qëllimet e nënshkruesve tjerë te saj, deklarata mund të shërbejë si instrument për të shpëtuar Gruevskin dhe Ali Ahmetin bashkë me bashkpuntorët e tyre, nga përgjegjsia penale për ndjekjen e të cilëve është formuar Prokuroria Speciale.
Sinjalin e parë se ngjarjet mund të zhvillohen në këtë drejtim e dha vet Gruevski këto ditë duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari të vet se si do ta pengojë realizimin e kërkesave të shqiptarëve në qoftë se ata bëjne koalicion me LSDM-në.
-E dijnë në BDI si! – u përgjigj ai.
Në pyetjen e gazetarit “Po mirë na e thoni edhe neve”, Gruevski u përgjigj: “ Do tmë kuptoni se disa planet tonat nuk dua ti zbulojë.”
Si duket Gruevski nuk ka vetëm një “plan” me të cilin I bën presion BDI-së ashtu si i përgjigjet atij.
Edhe në 2014 BDI-ja kërkoi zgedhje të parakohshme parlamentare gjoja se në atë mënyrë do ta detyrojë VMRO-në të pajtohet për kryetar konsensual. Ishte kjo një lojë sa perfide aq edhe e nëpërdukshme. Zgjedhja e Ivanovit ishte e pamundur në qoftë se votimi nuk bëhej në të njejtën ditë me votimin e deputetëve. Edhe sot e kësaj dite të BDI-së shtiren se nuk e njohin Ivanovin. Gruevski edhe atëherë, në ditën e fundit të fushatës parazgjedhore në televizionin shtetërorë deklaroi: ” Nuk pranoj asnjë kërkesë të shqiptarëve”. Dhe ashtu veproi.
Derisa BDI-ja vazhdon ”thellë dhe gjithanshëm” të analizojë, Gruevski vazhdon në mënyrë efikase të veprojë paralelisht kundër shqiptarëve dhe kundër ndërkombëtarëve, do vazhdojë ti mbajë rob të gjithë institucionet e shtetit. Me ndihmën edhe të BDI-së do vazhdojë ta pengojë punën e prokurorisë speciale, do vazhdojë BDI-ja të trumbetojë se angazhohet për integrim në NATO dhe BE, por nga ana tjetër, BDI-së nuk i bëhet vonë se në BE konstatojnë se Maqedonia është i vetmi shtet në Evropë i cili ndodhet në gjendje më të keqe se para dhjetë viteve.
Edhe vetë Gruevski deklarativisht shtiret se është për integrim në BE dhe NATO, kurse, nga ana tjetër, Putini haptas e përkrah dhe e mbron prej NATO-së dhe BE-së.
Nga deklarata e partive që u aprovua në Tiranë shumë më shpejtë do të ketë dobi Nikolla Gruevski se sa shqiptarët e Maqedonisë.
Të pakënaqur nga kërkesat e deklaratës, do të rritet numri i përkrahësve të Gruevskit dhe do të zvogëlohet i atyre të opozitës. Këtu mund ta luajë rolin e fëlliqur BDI-ja. Pasi asnjëra parti Maqedonase nuk I pranon kërkesat tona – do të arsyetohet – atëherë zgjedhjet janë opcion I vetëm. Edhe ashtu kërkesat e deklaratës u shpallën shpejt e shpejt të paafatizuara. U frigën se mos gëzohet ndonjë shqiptar se ato do të realizohen shumë shpejt.
Jo rastësisht Gruevski doli me parashikimin se shumë shpejt do të kthehet nga dera e madhe dhe do të vazhdojë të qeverisë edhe dy mandate. Sigurisht mendon përsëri bashkë me BDI-në në qoftë se ajo ngel politikisht e gjallë.
A ka mbet dikush që u beson vijave të kuqe të BDI-së të cilat I nxorën në kumtesën nga mbledhja e fundit e kryesisë qendrore. Se këto qenkan – përsëri! – për të satën here mbrenda pesëmbëdhjetë viteve të fundit për integrimin në NATO dhe BE. Zgjatja e mandatit të prokurorisë speciale, askush nuk duhet të dyshojë, është një mashtrim. Kjo as mund të realizohet mbrenda dy muajve as mund të sigurohet shumica e dy të tretave të deputetëve.
Nëndërkohë BDI-ja me qendrën e saj analitike “thellësisht dhe gjithanshëm” vazhdon ti analizojë gabimet e partive opozitare, se si ato duhet të veprojnë në përputhje me kërkesat dhe interesat e antarsisë së tyre. Këtë Ali Ahmeti ia sygjeron veçanërisht Zoran Zaevit. Partitë Shqiptare I këshillon të jenë opozitë konstruktive. Nuk ua fal gabimin pse u paraqitën në skenën politike pa pëlqimin e tij, pasi sipas analizave të “thella dhe gjithëanshme” që I bën partia e tij, shqiptarëve nuk iu duhen më shum se dy parti, edhe pse ai vetë e ka formuar partinë e katërt shqiptare.
Sipas të njejtave ”analiza” të partisë së tij, Zaevi nuk është përfaqsues I maqedonasve, përshkak se për partinë e tij, pa lejen e Ali Ahmetit, kanë votuar një numër I madh I ”tradhtarëve shqiptarë”.
Përfaqsues I denjë për Ali Ahmetin qenka vetëm VMRO-ja e Gruevskit, pa marrparasysh se për VMRO-në kanë votuar edhe turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët e tjerë, numri I përgjithshëm I të cilëve është edhe më I madh se I ”tradhtarëve shqiptar” të cilët kanë votuar për Zaevin.
Të vetmet gjëra për të cilat BDI-ja nuk bën analiza të ”thella dhe të gjithanshme” janë korrupsioni dhe mënyra e veprimit politik të Gruevksit dhe të VMRO-së, prandaj edhe Ali Ahmeti në lidhje me këto nuk ka asnjë vërejtje, kurse për zbatimin e Marrveshjes së Ohrit, si duket, nuk kanë ekspertë dhe çdo vjet harxhojnë nga njëqind mijë euro për ekspertë nga bota e jashtme. Dobinë nga këto analiza do ta mësojme ndoshta pas pesëmbëdhjet vjetëve të ardhshme.
Nuk mjaftuan as rezultatet e zgjedhjeve dhe reagimet e të gjithë faktorëve të vendit dhe të jashtëm që kreu I BDI-së ta kuptojë dhe pranojë se asnjë shqiptarë, përveç atyre që e dijnë vetë se Gruevski dhe Mijallkovi disponojnë me audio-video kompromituese për to, nuk ka shkak të dëshirojë koalicion me VMRO-në, dhe se nuk ka nevojë për këtë ta pyesin përsëri popullin siç paralajmruan tash shpejt.
Ps.
Gabon Edi Rama kur, pa kurrfarë nevoje, pa e pyet askush, deklaron se asnji shqiptar I maqedonisë nuk lufton për karrige. Kjo, zoti Rama, pa marrparasysh respektin që kam ndaj juve, nuk është e vërtetë. E vërtetë është e kundërta.
Shum shqiptarë të cilët në të kaluarën por edhe tash komunikojnë me ju as dijnë as duan të luftojnë për diçka tjetër, përveç për karrige, para dhe privilegje tjera të cilat I mundëson pjesëmarrja në pushtet. Shumë prej tyre, po të mos jenë në pushtet, do ngelin pa bukë. Analizojini biografitë e tyre dhe shihni se sa dhe çka kanë mësuar dhe punuar para se të vijnë në pushtet, dhe çka do të punojnë dhe sa do të fitojnë po ta humbin pushtetin.
Xhevdet HAJREDINI