Disa rrugë në rajonin e Likovës ende janë të pakalushme për shkak të sasisë së madhe të borës.
Ndërkohë ekipi mobil “Likova” pranë Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit që kujdeset për emigrantët, ka ndihmuar disa fshatra të bllokuar në këtë rajon.
Siç kanë treguar anëtarë të ekipit të Kryqit të Kuq, në 24 orët e fundit nga rrugët e bllokuara i kanë nxjerrë më shumë se 20 civilë. Në atë rajon, rrugët janë të pakalushme nga fshati Reçicë drejt fshatit Vaksincë, por gjendja e njejtë është edhe në fshatrat tjerë që gravitojnë në përreth kufirit serb.
“Përveç që kemi shpëtuar katër refugjatë që të mos ngrijnë nga i ftohti me çka i dërguam në Qendrën Transitore “Tabanoc”, në 24 orët e fundit, anëtarët e Ekipit mobil “Likova”, janë kujdesur për banorët lokal në spital, kanë tërhequr vetura të bllokuara dhe janë kujdesur për mbi 20 persona q ëtë mos ngrijnë nga i ftohti, derisa pritnin që me veturat tona të shpëtohen nga rrugët e bllokuara”, thotë Sandra Tomovska, koordinatore e Ekipit mobil “Likova: pranë Kryqit të Kuq tq Qytetit të Shkupit,
Ekipi mobil “Likova” punon në rajonin e Likovës që nga gushti i vitit të kaluar, dhe në këtë rajon me sukses arrin të menaxhojë në zvogëlimin e problemeve të kategorive më të prekura të refgjatëve të cilët tranzitojnë drejtë Serbisë.