20 March
Biznesmeni Sead Koçan tashmë 11 ditë është në arrati. Policia ende e kërkon përmes flet-arrestit ndërkombëtar. Nga ana tjetër, avokati i tij me këmbëngulje pohon se Koçan është në udhëtim zyrtar. Nikolla Dodovski nuk ishte i kapshëm për të sqaruar se çfarë masash do të ndërmerren pasi që Gjykata e Apelit vërtetoi paraburgimin për pronarin e televizionit Nova. Fakti që gjykata më e lartë pranoi një pjesë të ankesës së avokatëve të tij ose përcaktoi se Koçan nuk mund të ndikojë tek dëshmitarët dhe të përsërisë veprën, krijon mundësi për të paguar lirinë. Neni 179 i ligjit për procedurë penale parashikon se nëse ekziston vetëm rrezik nga arratia, i dyshuari mund të mbrohet në liri me garanci që do ta paguaj me para në dorë ose përmes patundshmërive.Dhe përderisa 11 ditë askush nuk e di se ku ndodhet Sead Koçan, të punësuarit në ndërmarrjen familjare “Transmet” protestojnë. Ata e bllokuan rrugën përpara Prokurorisë Speciale. Porositën se 1200 familje mund të mbesin pa bukë, për shkak të siç u shprehën, fushatës së porositur kundër Koçanit.
Dihet se si fitohen tenderët. Aplikohet dhe në komision shqyrtohet dokumentacioni dhe më pas jepet tenderi. Është me rëndësi nëse tenderi që është fituar është përpiluar në mënyrë cilësore dhe nëse është arkëtuar sipas rregullave të shtetit – tha Sasho Deliulanov, i punësuar në Transmet.
Sead Koçan është i dyshuari i parë në rastin e Prokurorisë Speciale, “Trust”. Ai dyshohet se ka formuar konsurcium dhe me ndërmarrjet “Transmet”, “Sileks Nemetali” dhe “Vato” përmes dokumentacionit të rremë ka marrë tender nga kompania shtetërore ELEM me vlerë prej mbi 17 milion euro.
Bojan Stojankovski

