Sot janë bërë 8 ditë që kur pronari i objektit ilegal është njoftuar se duhet ta rrëzojë ndërtimin te qendra tregtare “Mavrovasja”.
Edhe pse kaq ishte edhe afati i paraparë nga Komuna e Çairit, kjo nuk do të thotë se ai ka skaduar, sepse bëhet fjalë për 8 ditë pune sqarojnë nga inspektorati i Komunës së Çairit.
Kjo nënkupton se pronarit të ndërtimit ilegal te “Mavrovasja” i kanë mbetur edhe dy ditë që të njoftohet se duhet ta rrënojë objektin, pasi ai është ilegal.
Nëse pronari nuk e rrënon vetë objektin, atëherë opsion tjetër është Komuna e Çairit ta rrënojë atë. Por komuna nuk ka kompani që të bëjë këtë dhe për këtë më 27 korrik e hapi tenderin. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 5 gushti.