Dy ditë pasi Orce Kamçev u ndalua dhe u arrestua, Agjencia e Sigurisë Kombëtare ende nuk jep shpjegim – ku, si dhe pse biznesmeni do të arratisej? Alsat një ditë më parë dërgoi pyetje deri në Agjenci, por nuk ka përgjigje për këto dilema. Kamçev u arrestua të dielën pasi ASK mësoi se ai mund të arratiset. Derisa Agjencia hesht, Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” beson se monitorimi i punës së këtij institucioni mund të jetë përgjigjja për këtë se si Agjencia ka përpiluar dokument zyrtar për Kamçevin.
– Advertisment –
Nuk mendoj se ata kanë ndonjë obligim t’i tregojnë opinionit, por këtu arrijmë te momenti i monitorimit. Ndoshta do të ishte mirë që ndonjë organ mbikëqyrës të shpjegojë dhe t’i përgjigjej kësaj pyetjeje- tha Aleksandar Stojanovski- “Eurothink”.
Në mungesë të informacioneve zyrtare nga institucionet, edhe sot çështja Kamçev ishte shkak për përplasjani e partive. Reagimi i parë ishte nga LSDM.
Mickoski dhe udhëheqja aktuale e VMRO-DPMNE dalin në mbrojtje të Orce Kamçevit me çdo kusht. Kjo, të dashur qytetarë, tregon se hipotekat e Mickoskit për magnatin e regjimit Orce Kamçev janë të mëdha. Hristijan Mickoski nuk është gjë tjetër veçse një mbështetës i Kamçevit, Mijallkovit dhe Gruevskit-pohoi Konstantin Kostadinov- LSDM.
Reagoi edhe partia e VMRO DPMNE.
VMRO DPMNE
“A e arrestoi Zaevi Kamçevin që të mos “tregojnë” për rastin Reket? A ka frikë Zaevi se Kamçevi do të tregojë se ku përfunduan paratë nga rasti Reket? A ka frikë Zaev se dëshmia e Bojan Jovanovskit- Boki 13 do të konfirmohet, se paratë nga rasti “Reket” kanë përfunduar te Zoran dhe Vice Zaev?”
Kamçev është i dyshuar në rastin “Parcelat në Vodno”, për të cilin mori 30 paraburgim. Përveç tij, të dyshuar janë edhe Nikolla Gruevski dhe kumbari Risto Novaçevski si dhe Sasho Mijallkov.
Bojan Stojanovski