Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale konsideron se angazhimi i dyfishtë i gazetarëve të punësuar në televizione dhe si këshilltarë të kryeministrit është një pengesë për vendosjen e distancës profesionale në informimin e publikut dhe rrezikimin e lirisë së shprehjes.
“Roli i medias është që të jenë kritikë dhe korrigjues të qeverisë, dhe në këtë kontekst është e nevojshme që angazhimi i stafit të kujdeset që ata të sigurojnë autonominë, pavarësinë dhe përgjegjësinë e redaktorëve, gazetarëve dhe autorëve të tjerë në krijimin e programeve dhe krijimin e politikës editoriale. Ky është parakusht që (midis të tjerave) raportimi të jetë objektit dhe i paanshëm me trajtim të njëjtë të pikëpamjeve të ndryshme që opinioni të mundet të ndërtojë qëndrim të pavarur për ngjarjet dhe evnimentet, citohet në njoftimin e ASHMAA-së, pas publikimit të informacioneve për angazhimin e njëjtë të dy personave dhe si gazetarë të punësuar aktivisht në televizione edhe si këshilltarë të kryeministrit Zoran Zaev.
Agjencia, siç citon në njoftim, për këtë e ka informuar edhe kryeministrin Zoran Zaev dhe të dy televizionet.


