Aleanca për Shqiptarët dënon provokimin e fundit të Ambasadës ruse në Shkup në twitter, me çka është shkelur rëndë Kushtetuta e vendit e cila Kosovën e njeh si shtet të pavarur dhe sovran. Maqedonia e Veriut gjithashtu është e rreshtuar qartë përkrah Perëndimit në dënimin e agresionit rus ndaj Kievit dhe në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës.
Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Jashtme që të thërret ambasadorin rus për shpjegime dhe për të protestuar ndaj intervenimeve të tilla brutale nga ana e Rusisë.
Maqedonia e Veriut si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk guxon të lejojë ndikime të tilla malinje nga një ambasadë e akredituar në Shkup. Heshtje ndaj provokimeve të këtilla mund të kuptohet si legjitimim i zgjerimit të agjendës ruse në Ballkan, e cila bashkë me politikën luftënxitëse të Serbisë karshi Republikës së Kosovës, janë rrezikim direkt i paqes dhe sigurisë në rajon si dhe sabotim i i perspektivës evropiane të Ballkanit perëndimor.
Data 13.07.2025
Aktuale
- Zbulohen ngjyrat e mrekullueshme të iPhone 17, emocionet rriten
- Gjendet pa shenja jete brenda automjetit një 50-vjeçar, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet
- Aleanca për Shqiptarët: Kursi i tanishëm politik rrezikon të ardhmen euroatlantike të vendit
- Refuzimi për martesë, shkak i vrasjes në Batincë të Shkupit
- Ndihmës Sekretari i Shtetit qëndron në Kosovë, SHBA thekson rëndësinë e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon
- Zhdukja dhe rrëmbimi i Jan Prengës, Klodiana Lala rrëfen për herë të parë bisedën me fëmijët e tij: Prisnin ende që babai të kthehej
- Policia kreu kontroll tek shtëpia e njërit prej funksionarëve të partisë, BDI: Të tregohet baza ligjore e këtij veprimi, ka drejtësi selektive
- Shpërthen bombola e gazit në një banesë, një i plagosur! Zbardhen detajet e para