Aleanca për Shqiptarët shpreh qëndrimin e saj kritik ndaj Ligjit për Kundërvajtje, në të cilin përfshihet edhe projekti “Safe City”, duke vlerësuar se zbatimi aktual i këtij projekti ngre shqetësime serioze juridike, sociale dhe kushtetuese.
“Së pari, Aleanca për Shqiptarët vëren se nuk po zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht në komunikimin zyrtar me qytetarët, përfshirë edhe njoftimet dhe sanksionet që burojnë nga projekti “Safe City”. Kjo përbën shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe është e papranueshme në një shtet multietnik.
Së dyti, kërkojmë rishikim të lartësisë së dënimeve dhe të pjesës së tolerancës, me qëllim që qytetarët të mos dëmtohen padrejtësisht. Siguria në komunikacion është e rëndësishme dhe e domosdoshme, por ajo nuk duhet të realizohet në kurriz të mirëqenies dhe jetesës së qytetarëve, përmes dënimeve disproporcionale dhe pa ndjeshmëri sociale.
Së treti, Aleanca për Shqiptarët thekson se zbatimi selektiv i projektit “Safe City” vetëm në disa qytete është i padrejtë dhe diskriminues. Nëse ky projekt synon rritjen e sigurisë publike, atëherë ai duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e shtetit, dhe jo vetëm në tre qytete.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga institucionet kompetente që urgjentisht të adresojnë këto vërejtje, të hapin debat publik dhe të sigurojnë që çdo projekt i tillë të jetë në përputhje me ligjin, barazinë dhe interesin real të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e ASH-së së Taravarit.
Data 16.03.2026
Aktuale
- Mustafa: Kostadinovski duhet ta dijë që shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni
- Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?
- Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”
- Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një adoleshent në pranga! E futur në tre çanta, në makinë me qira dhe…
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!
- (VIDEO) 10 hafëzë të rinj për çdo ditë në xhaminë e Duqanxhikut lexojnë vargje Kurani
- (VIDEO) Për 7 ditë dizeli u rrit 21 denarë, nga mesnata një litër kushton 92 denarë
- Grupi i fajdeve, një i arrestuar dhe 4 persona në kërkim, zbulohet shifra e dëmit financiar të shkaktuar!


