Nga Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë për media, kanë thënë se ata denoncojnë “aktin më të ulët politik të këtij viti: shantazhin e hapur elektoral të bërë nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe ortakët e tij politikë në VLEN, ndaj 155 mjekëve, motrave medicinale dhe punonjësve administrativë të Spitalit Klinik të Tetovës”
“Ky nuk është thjesht abuzim politik – ky është krim i mirëfilltë elektoral, është korrupsion i pastër dhe përdhunim i dinjitetit të profesionistëve të shëndetësisë.
Më 22 korrik 2025, Aliu doli para kamerave me një shfaqje teatrale, duke shpallur me bujë se “problemi është zgjidhur” dhe punësimet janë të garantuara. Ai e quajti “turp” dhe “jo njerëzore” çdo vonesë. Tre javë më pas, më 14 gusht, ky ministër pa skrupuj ndryshon fjalën: punësimet shtyhen për pas zgjedhjeve, me arsyetimin qesharak “për shkak të standardeve dhe ligjeve”.
Leximi politik i këtij veprimi është brutal në thjeshtësinë e tij: “Votoni për VLEN ose harroni vendin e punës.”, thuhet në reagimin e ASH-së, së Taravarit.
Sipas tyre në Spitalit Klinik të Tetovës me të madhe flitet se kandidatëve u është bërë presion i drejtpërdrejtë, duke u lënë të kuptohet se vetëm një votë për VLEN është bileta për të hyrë në punë.
“Ky është një akt i neveritshëm i shantazhit politik – një tradhti ndaj betimit të çdo mjeku dhe infermieri për t’i shërbyer jetës, jo politikës së pistë.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapin menjëherë hetime penale dhe të ndëshkojnë pa mëshirë çdo zyrtar të përfshirë në këtë skemë të pistë. Punësimet duhet të bëhen tani, menjëherë, pa kushte politike, pa pazare zgjedhore, pa blerje votash.
VLEN dhe Azir Aliu kanë kaluar çdo vijë të kuqe. Ata kanë futur duart në shëndetësinë publike dhe e kanë kthyer në pronë private për pazaret e tyre elektorale. Ata po e përdorin varfërinë dhe nevojën e qytetarëve si armë politike.
Ky është fundi i moralit tuaj politik, por është fillimi i hetimeve që do t’ju çojnë para drejtësisë”, thonë mes tjerash nga ASH.
Data 15.08.2025
Aktuale
- Fondacioni Dr. Verica Mehanxhi dhe kompania Zegin donuan një aparat të destinuar për personat me çrregullime nga spektri autistik
- QMK: Zjarr i madh në Jazhincë – rruga drejt vendkalimit kufitar e mbyllur
- Sulmet ndaj News24, reagon OSBE: Ndërprerja e punës së Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese
- Revolucioni i shtëpive inteligjente: Apple sjell robotin e saj të ri dhe sistemin e sigurisë
- Mickoski: Kurrë nuk do të tërhiqemi nga negociatat me BE-në
- Zgjedhjet/ Mbi 250 portale janë paraqitur për program të paguar politik
- Mickoski: Çmimet në restorante do vazhdojnë të rriten sa kohë ka klientë
- Zaptimi i godinave të Focus Media News dhe Panorama Group! Ekrem Spahiu: Po tentohet të asgjësohet kompleksi mediatik dhe karriera e shumë gazetarëve