Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët.
Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik.
Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një eufori artificiale vetëm dëshmon shkëputjen e plotë nga realiteti
Gjuha e tyre kamikaze, plot mllef, ofendime dhe shpifje, është tregues i qartë i vetëdijes së nënvetëdijshme se këtë betejë e kanë të humbur para se të fillojë. Premtimet boshe dhe dështimet e mëparshme e kanë bërë të qartë se VLEN, që në popullatë nuk gëzojnë besim, po shfaqen vetëm me fjalor rrugaçërie politike, duke rikthyer memorien e përçarjeve dhe fyerjeve të së kaluarës.
Euforia, entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve sot janë në opozitën e bashkuar shqiptare, që e ka kuptuar se zgjedhjet e tetorit janë një referendum kundër kësaj qeverie antishqiptare dhe kundër vasalëve të saj. Tetori është afër.
Aleanca për Shqiptarët