Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit akuzon qeverinë e OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN se po vazhdon me diferencimin dhe segregimin etnik ndaj shqiptarëve.
“Sot Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickovski bashkë me Ministrin e Sportit Borko Ristovski, kanë ndarë dhjetëra mirënjohje për sportistet e dalluar ku në mesin e tyre asnjë mirënjohje për sportistë shqiptar.
Ky vendim i ministrisë së sportit bashkë me Qeverinë nxjerr në pah edhe njëherë aroganncën dhe albanofobinë edhe ndaj sportistëve shqiptar duke diskriminuar mbi bazë etnike shumë sportist shqiptar që sportin vendas e kanë ngritur në piadestal.
Rikujtojmë opinionin vendas por edhe Ministrin e Sportit Ristovski por edhe Kryeministrin Mickovskin, se shumë sportistë shqiptar, Maqedoninë e kanë bërë të njohur në arenën ndërkombëtare të sportit, sidomos me sportistët e dalluar që fituan medalje në lojrat Olimpike dhe kampionatet evropiane e botërore sic janë mundësit që shkëlqyen duke u stolisur me shumë medalje Shaban Sejdiu, Shaban Terstena, etj.
Gjithashtu edhe shumë sportistë shqiptar u dalluan në shumë sporte tjera në boks, , karate, skijim, volejboll etj.
Vlen të përmenden emrat e futbollistëve shqiptar, anëtar të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut që gjithashtu shkëlqyen me garat vendore dhe ndërkombëtare”, thonë nga ASH.