Departamenti i Bujqësisë pranë Aleancës për Shqiptarët reagon në lidhje me demantin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me titull АХВ ВРАБОТУВА И РАБОТИ ИСКЛУЧИВО ПО ВИСОКО ПРОФЕСИОНАЛНИ СТАНДАРДИ.
Duam të ja bëjmë me dije Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë se reagimi ndaj tyre në lidhje me diskriminimin e Shqiptarëve në mënyrë të vazhdueshme në këtë institucion nga viti i themelimit 2011 e deri më sot nuk është një reagim për fushatë politike i Aleancës për Shqiptarët por është një konstatim i Departamentit të Bujqësisë pran kësaj partie.
Në këtë departament janë të angazhuar ekspert të fushës të cilët kanë ndjekur në vazhdimësi punën e kësaj Agjencie.
Nëse ju mendoni se reagimi ka qenë tendencioz dhe politik për fushatën presidenciale na jepni përgjigje për këto çështje:
- Faqja zyrtare e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ku është shpallur demanti është vetëm në gjuhën Maqedonase. Ky fakt demanton demantin e Agjencisë sëUshqimit dhe Veterinarisë.
- Ky fakt në faqen zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë demanton tendencën e këtij institucioni se reagimi ishte nacionalistë. Ky institucion tregon për një politik nacionaliste sepse përveç diskriminimit të Shqiptarëve ky institucion, nuk zbaton edhe detyrimin kushtetues për gjuhën Shqipe.
- Gjithashtu duhet t’ju bëjmë me dije se të gjitha të dhënat për reagimin e parë i kemi të verifikuar në faqen tuaj zyrtare fva.gov.mk.
- Sa Drejtor Shqiptarë ka pasur ky organ nga themelimi deri më sot?
- Sa Zëvendësdrejtor Shqiptarë ka pasur ky organ që kurë është themeluar?
- Sa këshilltarë shtetërorShqiptar ka ky organ?
- Sa Udhëheqës sektori Shqiptarë ka në këtë organ?
- Nga tridhjeteshtatë (37) njësi sa Shqiptar janë të emëruar?
- Sa Inspektorë rajonal Shqiptarë në këtë organ janë në Qytetin e Shkupit?
- Sa është numri i inspektorëve në vendkalimet kufitare ku bëhet kontrolli i Ushqimit?
- Sa përqind (%) e Shqiptarëve janë avancuar në konkurset e brendshme, sa përqind (%) Shqiptar janë pranuar në konkurset e reja?
- Pse është zvogëluar përqindja e përfaqësimit të Shqiptarëve nga 15% në 13% në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë nga momenti i bashkimit të dy njësive në vitin 2011 deri më sot?
- Gjithashtu kërkojmë përgjigje nga subjekti politik shqiptarë BDI nëse edhe ato pajtohen me arsyetimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë se nuk ka profesionist Shqiptarë?
Kërkojmë përgjigje profesionale nga organi i lartpërmendur për çështjet që janë trajtuar e jo përgjigje politike. E ri potencojmë profesionale sepse demanti i mos përfaqësimit të Shqiptarëve i referohet profesionalizmit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Departamenti i Bujqësisë pranë Aleancës për Shqiptarët është i bindur në faktet që i ka paraqitur, prandaj kërkojmë nga mediat që të shprehin gatishmëri që këtë çështje ta hulumtojnë dhe verifikojnë si institucione të pavarur duke argumentuar ose mohuar çështjet që ka ngritur ky departament.
Me respekt,
Departamenti i Bujqësisë
Aleanca për Shqiptarët