Aleanca per Shqiptaret sot ne nje konference me gazetaret ka alarmuar zgjedhjen e ushtareve partiak neper gjykata.
Zedhenesi i kesaj parti Flakron Bexheti theksoi se Maqedonia nuk e ka ndërmend të reformojë sistemin e drejtësisë, flet edhe zgjedhja e djeshme e gjykatësve partiakë, nga Këshilli Gjyqësor Republikan, i cili është shndërruar në makineri votuese duke i zgjedhur kandidatët që delegohen nga zyrat partiake të LSDM dhe BDI.
Sipas tij,Subi Jakupi i cili u zgjodh gjykatës në Gjykatën e Lartë Administrative, kuadër i BDI, ish anëtar i Komisionit Qëndror zgjedhor, i cili u detyrua të japë dorëheqje së bashku me kolegët tjerë të KQZ , përshkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, që në mënyre jotransparente, krahas pagës së rregullt kishin ndarë edhe disa paga plotësuese për veten e tyre, dhe të holla të majme për udhëtim, në kundërshtim me të gjitha normat e kriteret ekzistuese për këto qëllime.
“Ky person dha dorëheqje nga posti që mbante, pas alarmit të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup përmes ambasadorit Xhes Bejli i cili KQZ-në e vlerësoi si Institucion të korruptuar, dje u zgjodh gjykatës në Gjykatën e lartë Administritave.Shtrohet pyetja, çfarë kredibiliteti moral, dhe integriteti personal do ketë Saubi Jakupi për ta ushtruar detyrën e Gjykatësit? Çfarë drejtësie do t’u ndajnë qytetarëve gjykatësit partiakë të llojiit të Subi Jakupi, ish anëtar i KQZ, i deleguar nga BDI, ose nga Xhelal Bajrami, Prokuror i lartë republikan, ish zv. Ministër i BDI-së në Ministrinë e Punëve të Brendshme, apo ndonjë tjetër, që në poste me aq rëndësi, ku do të ndahet drejrësia, vjen përmes nepotizmit.
Çfarë sistemi Juridik, dhe shtet të së drejtës mund të ketë në Maqedoni, kur gjykatës dhe prokurorë delegohen nga po ato parti politike, zyrtarët politik të të cilëve tyre janë pjesë e hetimeve dhe procedurave për krim dhe korrupcion?
E pyesim Kryministrin Zoran Zaev, tani edhe si njeri që udhëheq me organin për reforma në sistemin e drejtësisë se ku mbeti reforma në Këshilin Gjyqësor republikan, i cili eshtë plot antar të afërt të LSDM, te VMRO dhe BDI-së dhe po zgjedhin gjykatës të afërt me partitë nuk pushtet, duke pamundësuar zgjedhjen e gjykatësve tjerë profesionist!?
A është i vetëdishëm Kryeministri Zoran Zaev, se me zgjedhjen e gjykatësve partiakë, dhe kryetarëve partiak të gjykatave në Maqedoni që dikur zgjidheshin nga zyrat partiake të VMRO-BDI, sot që zgjidhen sërish nga zyrat e BDI-së dhe LSDM. Kjo mënyrë e emrimeve partiake në poste me aq rëndësi në sistemin gjyqësor, nuk e referofmojnë sistemin e drejtësisë, përkundrazi këto zgjedhje joprofesionale dhe partiake i minojnë dhe seriozisht i pengojnë proceset euro-integruese, pikërisht në këto momente, kur reformat në gjyqësi, dhe gjygjësia e pavarur nga partitë dhe qeveria, janë parakusht që Maqedonia të inkuadrohet në BE dhe NATO.
Kërkojme urgjentisht të ndërmiren masa për ta reformuar dhe depolitizuar Keshillin Gjyqesor Republikan nga antarët partiak te LSDM, BDI dhe VMRO të cilët nuk kanë kredibilitet të zgjedhin Gjykatës profesionist por janë në shërbim te klientelizmit të tyre partiak. Kerkojme që ky Keshill të krijohet njejtë si ne vendet e shteteve te BE-se, dhe jo antarët e saj ti zgjedh dhe ti propozoj kuvendi I RM, dhe Kryetari i shtetit sic ka qene rasti deri tani.
Kërkojmë nga ambasada e SHBA në Shkup, dhe nga Zyra e BE, që seriozisht t’i marrin parasyshë vetejtjet tona për zgjedhjen e gjykatësve partiakë, si dhe nepotizmin familjar, në të kundërtën, qytetarët e Maqedonisē, me të drejtë nuk do t’i besojnë sistemit të drejtësisë në këtë shtet.“, theksoi Flakron Bexheti nga ASH.