Kohë më parë Akadima për Prokuror dhe Gjykatës publikoi listën e kandidatëvë të pranuar për gjeneratën e 7 të cilët pas dy vitëve do te jenë gjykatës dhe prokuror të mundshëm. Edhe pse ky institucion e ka për mision trajnimin, edukimin dhe shkollimin e gjykatësve dhe të prokurorëve të ardhshëm, në formën profesionale, fatkeqsisht, nga lista e të përzedhurve, disa nga kandidatët kanë lidhje të ngushta me zyrtar të BDI dhe LSDM, si dhe një pjesë tjetër janë fëmijë gjykatësve dhe prokurorëve aktual.
Si subjekt politik, e ndjejmë obligim politik dhe moral që të denoncojmë një proces të tillë qa vazhdon të mbajë peng sistemin e drejtësisë, dhe në asnjë mënyrë të krijohën kushte që ky sistem të reformohet, sepse është vetë pushtetitqë nuk e lejon ate.
Me gjithë angazhimin tonë që të rritet numri I Gjykatësve dhe Prokurorëve shqiptar, gjithashtu edhe kërkesën permanente që Akademia për Prokuror dhe Gjykatës të krijojë rrethana lehtësuese dhe të pësojë ndryshime forma e përzgjedhjes në këtë institucion, për ne është e papranueshme përzgjedhja e fëmijëve të zyrtarëve politik të pushtetit,dhe të gjykatësve e prokurorrëve dukë I lënë anash dhjetra kandidat tjerë që mund të jenë më të aftë por nuk kanë lidhje familjare me pushtetin.
Ndër kandidat e zgjedhur në Akademinë për gjykatës dhe prokuror janë:
Barlet Xhaferi – djal I Kryeparpamentarit dhe Kandidatit për deputet, bartës Listë në Zonën 5 Talat Xhaferi
Dragan Josifofski- djali i Elizabeta Josifofkës, Prokurore në Prokurorinë publike Speciale
Zoran Zdravev – djal I Kiro Zdravev, Kryeta I këshillit gjyqësor
Ilir Jakupi, djali i vëllaut të Sahubi Jakupi, Gjykatës i Lartë në Gjykatën Administrative
Jetmir Bexheti, djali i Gjykatësit në Gjykatën e Apelit Enver Bexheti, I cili konsiderohet i afërt me Blerim Bexhetin zyrtar i lartë I BDI, dhe Kryetar I Komunës së Sarajit.
Ivan Kolevski – djali i Aco Kolevskit, Kryetar Këshillit të Prokurorëve publik.
Biljana Smaqoska – Vajza e Gordana Smaqoskës , Prokurore në Krim të organizuar
Ismail Iseni- dhëndri i drejtori aktual të BDI për Prokurimë Publike Armir Sadiki, dhe të tjerë
Këto më lartë janë disa nga emrat që përbëjnë afërsi politike me zyrtar të lartë të BDI, dhe LSDM si dhe fëmijë të gjykatësve e të prokuroëve aktual duke lënë argumente të mjaftueshme për nepotizëm klasik.
Në princip si subjekt politik nuk jemi kundër punësimit të fëmijëve të zyrtarëve politik, dhe të gjykatësve apo të prokurorëve, sepse edhe ata e kanë të drejtën e punësimit, por sigurisht që kundërshtojmë idenë që ata të jenë në vijën e parë të drejtësisë sepse të njëjtët nuk mund të ndajnë drejtësi.
Institucionet gjyqësore shtetërore vazhdojnë të jenë të politizuara, njëjtë sic është rasti më Këshillin gjyqësor republikan por edhe ate prokurioral, Gjykatat, Prokuroritë që janë të mbushër me gjykatës dhe propukuror nga provienca politike e BDI, VMRO dhe e LSDM, për këtë rast flasin të gjitha raportet e BE se gjykatat, dhe prokuria vazhdojne të jene institucione të politizuara dhe të njejtat duhet urgjentisht të reformohonen dhe të profesionalizohen.
Fatkeqsisht edhe tek Akademia për Gjykatës dhe prokuror po vazhdon ky trend I njejtë, edhe pse ky institucion është stimuluar të themelohet nga vetë BE si institucion që do të krijojë kuadro të aftë gjyqësor dhe prokuror, të depolitizuar dhe apartiak.
Si rrjedhojë e gjykatësve dhe prokurorëve partiak të BDI, sot nuk kemi raste gjyqësore ku zyrtar të lartë të BDI të jenë akuzuar për korrupcion të lartë, sepse ata vazhdojnë të jenë të mbrojur nga gjykatat e vendit, dhe kjo është arsyeja së të afërt të BDI nuk kanë vend të zgjidhen si gjykatës dhe prokuror sepse të njejtët do tju shërbejne atyre dhe jo drejtëssë
Kërkojm nga institucionet përkatësë përfshirë edhe Komisionin për Antikorrupcion, zyrën e BE në Shkup, që ta hetojnë mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për gjykatësve dhe prokuror në akademinë Pavel Shatev, dhe të shohin nëse ka përpraljasje të interesave, nepotizëm dhe ndikim të partive apo zyrtarëve të pushtetit.
Aleanca për Shqiptarët



