Rasti i Gërçecit nuk është diçka e panjohur për qytetarët,sidomos vendbanimet shqiptare gjithandej për çdo ditë përballen me probleme si pasojë e mungesës së rrymës elektrike që është nevojë themelore e çdo amvisërie.
Shkyçja e rrymës në mënyrë kolektive për banorët e Gërçecit paraqet shkelje të rëndë dhe dikush duhet të ndërmerrë masa ndaj kësaj kompanie (EVN) që terrorizon qytetarët edhe ashtu të vuajtur dhe me shumë halle.
Aleanca për Shqiptarët-Dega Saraj shprehë mbështetje të plotë për banorët e Gërçecit dhe kërkojmë nga organet kompetente siç janë Komuna dhe Qeveria të intervenojnë sa më parë që ky problem të tejkalohet.
Nuk duhet harruar se privatizimi i EVN-së ndodhi gjatë qeverisjes së LSDM-BDI në vitin 2006, gjë që duhet të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejt në përgjegjësinë që po e njëjta qeveri duhet të mbajë edhe sot.
Kush mendon kjo qeveri se do të mbajë përgjegjësi për nxënësit që humbin nga mësimi,kush do të mbajë përgjegjësi nëse ndonjë të moshuari ose fëmije i ndodhë ndonjë komplikim shëndetësorë sepse aty ka edhe njerëz të sëmurë.
E rikujtojmë dhe apelojmë deri tek EVN dhe organet kompetente që mos ta neglizhojnë situatën dhe mos të tallen me një vendbanim të tërë sepse një ditë durimit do t’i vijë fundi.
Aleanca për Shqiptarët,
22.11.2019