Dje ishim dëshmitarë të konfirmimit të koalicionit të krimit dhe korrupsionit SDSM-BDI, të cilin u munduan ta arsyetojnë me alibi qesharake. Sot dolën arsyet dhe frytet e vërteta të këtij koalicioni. Gjykata Penale në Shkup shpalli të pafajshëm ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, partner në bizneset dhe tenderët e dy partive të regjimit hibrid. Mijallkov u shpall i pafajshëm në një lëndë që ishte një nga atributet kryesore që përdorte Zoran Zaev në fushatë si opozitarë, dhunën dhe krimin e porositur. Ndërkohë kemi dëgjuar eksponentë të dy partive që flasin herë për partizim të gjyqësorit, herë për veting, e herë për tregti me gjykatës e prokuror.
Duke patur parasysh këtë dhe kur dihet se SDSM dhe BDI udhëheqin edhe pushtetin ekzekutiv edhe atë gjyqsor, tanimë është e qartë se kush e liroi Sasho Mijallkovin. Marrëveshja për këtë u nënshkrua dje dhe u ekzekutua sot, ndërsa verdiktin e vërtetë për këto pazare me drejtësinë do ta japin qytetarët.