Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot konfirmoi të gjitha paralajmërimet e Frontit Europian dhe Aleancës për Shqiptarët, se po përgadit një front anti BE dhe anti NATO, me Levicën e Apasievit dhe ZNAM të Dimitrievskit, thuhet në komunikatën e ASH-së.
“Për të mos mjaftuar kjo, Mickoski sot i quajti “fundrina” (bagra) shumicën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duke thënë se nuk do lejojë të formohet koalicion me shqiptarët që duan të çojnë vendin drejt BE-së dhe Perëndimit. Kjo deklaratë vetëm dëshmon se ai është vazhdimësi e Gruevskit dhe Jankullovskës të cilët në të kaluarën, shqiptarër i quanin indian dhe me epitete të ngjashme.
Paralajmërimet e këtilla janë të dënueshme, të papranueshme dhe të parealizueshme, vetëm nëse nuk ndihmohen nga satelitë shqipfolës.
Tani që qëndrimet e opozitës maqedonase janë të qarta, pyesim publikisht opozitën shqiptare dhe kandidatin e tyre për president, Arben Taravari, a mendon ende se VMRO dhe Mickoski janë të reformuar dhe a shpresojnë ende që edhe pasi t’i humbin zgjedhjet të hyjnë në Qeveri si “fundrina” të VMRO-së. Kërkojmë nga Taravari dhe partitë e tjera të vogla në opozitë që të distancohen nga VMRO dhe koalicioni kundër Perëndimit, si dhe të dënojnë publikisht deklaratat e këtilla”, qëndron në komunikatën e ASH-së.
Data 03.05.2025
Aktuale
- Taravari: Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, shteti do të shkojë drejt më të mirës
- U plagos me armë zjarri në Laç, shitësja ambulante jashtë rrezikut për jetën
- VIDEO/ Dëmtohet gjyqtari, bilbilit i bie Xhemi Vardi! Ngjarje e pabesueshme në Premier Ligë
- Taravari: Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, shteti shkon drejt më të mirës
- Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit
- (VIDEO) BDI dhe VLEN përlasen për ligjin e gjuhëve
- (VIDEO) Krerët e shtetit lavdërojnë veten për autostradën e re Tetovë – Gostivar
- Si nisi sherri mes të rinjve në Laç që përfundoi me 5 të plagosur! Shitësja ambulante ndërhyri për të shuar konfliktin, por e kapi një plumb në këmbë