Aleanca për Shqiptarët vlerëson se masat antikrizë të Qeverisë janë dështim total. Sipas ASH-së Qeveria pa fije turpi dhe e pa asnjë argument proklamon se nga muaji prill e deri në shtator u subvencionuan qytetarët dhe biznesi i vogël për energjinë elektrike. Por në fakt sipas opozitës shqiptare pikërisht se qytetarët dhe biznesi i vogël paguajnë çmimet më të larta të energjisë në rajon. ASH thekson biznesi i vogël që furnizohet nga furnizuesi universal, po ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike, ndërsa nuk është paraparë asnjë masë ekonomike për ti ndihmuar apo lehtësuar pasojat nga çmimi i lartë që po paguajnë për energjinë elektrike. Aleanca për Shqiptarët thotë se ka dorëzuar disa propozime për daljen nga kjo krizë, por qeveria tregohet e shurdhër dhe mospërfillëse. Opozita vazhdon të këmbëngul në uljen e vlerës së TVSH për energjinë elektrike në masën prej 5 %, të subvencionohen vendosja e fotovoltaikëve dhe të ulet çmimi i furnizimit me energji elektrike./Alsat.mk
Data 07.07.2025
Aktuale
- Benzinat lirohen, nafta shtrenjtohet
- Zbuloni 3 pije magjike për të reduktuar djersitjen gjatë verës
- “Inflacioni është stabilizuar në nivele të ulëta” – Guvernatori Sejko takon Ambasadorin e ri të Spanjës: Ekonomia shqiptare në trend pozitiv
- H&M vjen në Tetovë më 17 korrik
- (VIDEO) Aliu: Për një vitë kemi nisur shumë reforma
- Ngjarje e rëndë në Kolonjë/ Gjendet trup i dekompozuar pranë një stacioni elektrik në fshatin Shtikë
- Muaji i parë i Aliut në Shëndetësi: “Vendosëm themelet për një sistem më funksional”
- Tragjedi në Gjorçe Petrov të Shkupit, nga zjarri humb jetën një person