31 July 2018 / 16:07
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi që ta dorëzojë në Gazetën Zyrtare ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare. Nga partia e Ziadin Selës, vlerësojnë se i pari i ligjvënësit duhet t’i dëshmojë qytetarëve se nuk është, siç e quajnë ata, i skllavëruar sikurse bashkë-partiakët e tij.
“E keni vështirë të largoheni nga logjika e skllavit. Gjatë kohe siç duket partia dhe lideri juaj e ka luajtur këtë rrol dhe vazhdoni ta luani sa që jeni mishëruar tanimë. E vërteta është se subjekti juaj politik e ka vonuar sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe për 16 vite gjithmonë duke u sjell si skllevër nga frika e ndëshkimit nga padroni”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.