Pas mbajtjes së zgjedhjeve të 6-ta lokale nëpër disa media online në vend, filluan spekulimet se ASH do të dalë nga koalicioni qeveritar.
Megjithatë së fundmi këto informacione janë cilësuar si shpifje dhe të pavërteta nga vet Aleanca Për Shqiptarët, shkruan Almakos.
“Funksionimi i shtetit të së drejtës në Maqedoni, si dhe rishqyrtimi i rasteve të montuara politike, vënia në procedurë parlamentare të Ligjit të Gjuhës shqipe si dhe votimi i sajë ditëve në vijim janë treguesit më të saktë të rolit dhe veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët, si dhe kontributi ynë në përcaktimin politik në instalimin e vlerave euro-atlantike, si dhe integrimi sa më i shpejtë në NATO dhe UE”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e kësaj partie.
Ndryshe, në raundin e dytë të zgjedhjeve ASH ka thënë zyrtarisht se do të kenë koalicion Lëvizjen BESA.
Almakos.com