Aleanca për Shqiptar ka kundërshtuar bllok tarifat e propozuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Deputeti Elmi Aziri kërkoi që të zbatohet vetëm një tarifë për faturim.
“ASH në këtë pikë me qëllim që të ruhen ekuilibrat dhe që nga kjo masë të përfitojnë të gjithë konsumatorët e lidhur në këtë kategori konsumuese, 0,4 shkalla e dytë, propozon dhe kërkon që të zbatohet si deri më tani vetëm një tarifë për faturim, por pasi konjukturat financiare dhe përllogaritjet e publikuara e të prezantuara lejojnë hapësirë për korrigjime të çmimit, propozon që çmimi për një kw/h për këtë kategori nga ai aktual 11,42 denarë të ulet në 9,35 denarë”- deklaroi Elmi Aziri, deputet i ASh-së.