Vendimin e kushtetueses për ngrirje të balancuesit, Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës e cilëson si një goditje për një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit (MO), përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Nga atje thonë se pas shfuqizimit të balancuesit, nuk do të ketë më punësime për shqiptarët. “Prej sot e tutje, nuk do të ketë më vende të garantuara për punësim dhe emërime në pozicione udhëheqëse të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera jo shumicë. Kujtojmë Qeverinë aktuale monoetnike, ku tanimë nuk dallojnë as partnerët servil të cilët u bënë në një zë me Mickoskin dhe Stoilkoviçin, se po e çojnë vendin 24 vite pas, në kohën e para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Sot e pa i gjithë opinioni se kush janë skenaristët e destabilizimit dhe kush dëshiron tensione” thuhet në reagimin me shkrim të Aleancës për Shqiptarët. /Alsat.mk
Data 30.06.2026
Aktuale
- QMK: Janë regjistruar 11 zjarre në ambiente të hapura
- Mexhiti jep lajmin e mirë: Më 6 korrik nënshkruhet kontrata për rrugën Shkup- Bllacë
- VIDEOLAJM/ Eurodeputetët marshojnë me protestuesit në rrugët e Tiranës! Zv.Presidenti i PE bën gjestin e veçantë!
- “Kompania që mori zvarrë protestuesin në Zvërnec vijon punën normalisht”- Gent Progni: Ka bërë binjakëzim me Shqiponja Security! Ministria dhe Rama gënjejnë
- Emrat e rrugëve në Tetovë,Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur për 20 vite
- Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- Ndalohen gjashtë shoferë, vozitën pa patent shoferë
- Vaki kosovare, pas tre orë kërkim për burrin që dyshohej se u mbyt në Shëngjin, gruaja e gjen në kafiteri


