Ministri jolegjitim i Shëndetësisë, Arben Taravari është fajtori kryesor që qindra shqiptarë në klinika dhe spitale të ndryshme në mbarë vendin sot ngelin në rrugë dhe ju ndërpriten kontratat. Gjatë kohës kur Aleanca për Shqiptarët ishte në Qeveri, ministrat tanë propozuan dhe kaluan vendimin për shpalljen e konkursit për mbi 1100 të punësuar në shëndetësi, me të cilin parashihej që të punësuarit me kontrata të marin vendime të përhershme pune. Këtë konkurs e procesoi ish ministri, Ilir Demiri deri në fazën e fundit të testimit dhe intervistave. Me ardhjen e Taravarit në krye të ministrisë, ai nga kabineti i tij lëshoi një email deri tek të gjitha institucionet për të ndërprerë procedurën e realizimit të konkurseve, ndërsa menjëherë filloi edhe me shkarkimin dhe ndërimin e drejtorëve, për të realizuar sa më lehtë këtë skenar.
Në letrën lëshuar institucioneve shëndetësore, Taravari shkruan se do të pasojnë aktivitete të tjera, ndërsa jemi dëshmitarë se aktivitetet e vetme që pasuan ishin ndërprerja e kontratave për të punësuarit shqiptarë dhe zëvendësimi i tyre me aktivistë të VMRO-së dhe ZNAM-it.
Me këtë vendim ashtu si edhe me vendimin për shfuqizimin e drejtorëve ekonomik dhe nënshkrineve të lidhura, Taravari e konfirmoi se të vetmin mision ka inplementimin e projektit të Qeverisë monoetnike për deshqiptarizimin e shëndetësisë.
Data 13.05.2025
Aktuale
- Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit
- “Zgjedhjet më të grabitura, plaçkitura dhe dhunuara në histori”, Berisha: U diktuan që të gjitha nga krimi
- Dimitrieska-Koçoska: E dimë çfarë duam dhe punojmë me përkushtim për të përmbushur angazhimet tona
- Meidani: Miku im i vyer Gashi më përcolli urimet e fitores së Ramës
- Dalja e Taravarit nga Qeveria, nuk pritet të ketë rikonstruim por vetëm ndryshim të ministrave
- Qeveria e miratoi informatën për furnizim të insulinës dhe terapisë tjetër mjekësore për diabetikët
- Rasti “Onkologjia” mbetet në labirintet e Prokurorisë
- Trump takohet me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman