Aleanca për Shqiptarët nismën e SHBA-së për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Misioni i sotëm e tregon vendosmërinë e administratës amerikane për të hequr këtë murtajë që cenon zhvillimin e vendeve tona dhe të ardhmen e të rinjve tanë në vend. Futja e Gruevskit dhe Mijalkovit në listën e sanksioneve amerikane ishte konstatim i gjendjes aktuale në terren, sepse ndaj tyre ka vendime përfundimtare për korrupsion”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në vend Angela Ageler, se një ekip sanksionesh nga Uashingtoni mbërriti në vend për të kryer një hetim më agresiv ndaj ish-aktorëve të korruptuar dhe aktualë dhe për të shqyrtuar të gjitha përgjigjet e mundshme.
Nga Aleanca për Shqiptarët presin që në listë të shtohen edhe aktorë të tjerë të korruptuar të cilët janë ende politikisht aktivë dhe të paprekshëm për drejtësinë në vend pasi siç thonë ata janë ata që kontrollojnë gjyqtarët dhe prokurorët.
“Si fillim, lista e re logjikisht duhet t’i përmbajë emrat e politikanëve të përfshirë në çështjen Magjar Telekom kundër të cilëve Komisioni i bursës amerikane solli vendim penal të plotëfuqishëm”, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët