Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për hapjen e Teatrit Shqiptar të Shkupit pas 7 vjetësh rinovim.
Kanë kritikuar pjesëmarrjen e politikanëve, funksionarëve aktual dhe të kaluar gjatë shfaqjes së hapjes së institucionit.
Kanë deklaruar se janë para Teatrit, që “t’u ndalohet hyrja funksionarëve të BDI-së”.
“Ata përveç se nuk kanë meritë për këtë rihapje, kanë edhe faj për vonesën më shumë se 7 vite. Kanë faj për keqpërdorimet e parave të qytetarëve, për lënien pa punë të artistëve dhe pa shfaqje artdashësit. Ata kanë faj të madh kombëtar, faj për shkatërrimin e kulturës shqiptare me çdo veprim dhe vendim. Ju, zotërinj, shkatërrues të kulturës shqiptare duhet të jepni llogari dhe të mbani përgjegjësi. Për ju nuk ka vend në ulëset e Teatrit, por në bankat e të akuzuarve”, thanë nga ASh-ja në paraqitjen para mediave para Teatrit Shqiptar në Shkup, transmeton TV21.
Më pas, kanë ngjitur flaerë në dyert e Teatrit me figurën e Ali Ahmetit, Bujar Osmanit dhe Artan Grubit shoqëruar me mbishkrimin: “Ndalohet hyrja për shkatërruesit e kulturës shqiptare”.