Qenan Aliu
Aleanca për Shqiptarët akoma mbetet e paqartë në veprime. Shumica e brishtë sot plotësoi vendet vakante në qeveri. Dikasteri i shëndetësisë me mbështetje poltrone të BDI-së kaloi tek LSDM-ja.
Lideri i ASH-së Zijadin Sela ka deklaruar se do ta votojmë ligjin për gjuhën dhe dalim nga qeveria, ndërsa ka kërkuar që premieri ti shkarkojë zv/ministrat nga radhët e saj. Kjo është pak si e përzier, mbase ligji mund të votohet edhe jashtë qeverisë sepse për atë kanë kontribuar si Aleancë . Ndërkaq, ASH-ja mbeti e diskualifikuar për arsye se ASH-ja edhe në momentin e votimit të plotësimit të qeverisë pa kompromisin me te por me lojëra të ulta të ortakëve , ajo mbeti pjesë e qeverisë sepse mbanë akoma dy funksione politike atë zv/ministrit të punës dhe politikës sociale dhe të transportit dhe lidhjeve.
Pohimi i z. Sela se kërkon që premieri ti shkarkojë këta zyrtarë të partisë së tij është i paqëndrueshëm në aspektin taktik , sepse kryeministri atë mund të mos ta bëjë kurë mbase ai të propozojë ti shkarkojë nuk i konvenon si veprim politik. Kështu që z. Sela do të jetë i detyruar që ti tërheqë duke ofruar ata dorëheqje nga detyra dhe ky do të mbetet veprim i pa sinkronizuar politikisht nga ana e tij.
ASH-ja edhe pse e kishte justifikimin parimorë, por veproi e pa sinkronizuar politikisht !
( q.aliu )