Nga Aleanca për Shqiptarët, i janë kundërpërgjigjur reagimit të VLEN-it, ndaj kryetarit të tyre, Arben Taravari.
Nga ASH thonë se Taravari nuk është problemi i tyre, por se dështimet e tyre janë problem i gjithë shqiptarëve.
“Në vend që të merren me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravarin, puthadorët e Mickoskit do të bënin mirë t’u japin disa përgjigje të thjeshta qytetarëve shqiptarë. Qytetarët nuk ushqehen me fjalë boshe, statusë dhe konferenca të mbushura me shpifje, por presin rezultate konkrete.
Ja disa pyetje që ende presin përgjigje:
– Ku mbetën 10 mijë eurot e famshme për çdo qytetar nga aksionet e ndërmarrjeve shtetërore? Premtim i bujshëm për fushatë, por sot asnjë plan ligjor, ekonomik apo hap konkret. Vetëm propagandë.
– Ku është mbyllja e kazinove dhe dyqaneve për kredi të shpejta? Nuk ka ndryshuar asgjë. Vetëm heshtje dhe justifikime.
– Pse populli shqiptar nuk i pranon emisarët që i çoni nga zyra e Mickoskit në vendbanimet shqiptare? Për këtë nuk ka faj Taravari. Faji është i juaji, sepse politika nuk bëhet me emisarë që përmbushin dëshirat e Mickoskit dhe kënaqin egon tuaj.
– Pse ende nuk shpallni dot kandidatët tuaj? Përçarjet dhe luftërat e brendshme nuk mbulohen duke shpifur për Taravarin. Kjo është aq e dukshme, sa edhe anëtarësia juaj e di mirë.
Arben Taravari nuk ndërroi krah – qëndroi aty ku ka qenë gjithmonë: me qytetarin, me interesin publik dhe me parimin që vota e shqiptarëve as nuk shitet – as nuk blihet. Ndryshe nga ata që sot merren me llogari të vogla politike dhe heshtin për dështimet e mëdha.
Në fund, qytetarët nuk janë naivë. Ata shohin, kuptojnë dhe do të flasin aty ku ka më shumë peshë: me votë”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: Zjarri në Trubarevë nën kontroll, por substancat toksike rrezikojnë banorët
- Gjeorgjievksi: Ndotja e ajrit si sfidë serioze për Shkupin!
- Orce Gjeorgjievski:Zjarr katastrofik në Shkup – të gjitha forcat në terren
- Ramadani: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet
- Meta për Syri.net: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë! Zbardhja e aferës ‘McGonigal’, zbulon grushtin e shtetit
- Muhamed Elmazi: Tetori është më afër se kurrë, numërimi mbrapsht ka nisur
- Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni
- E Majta me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë