Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se do të organizojë homazhe në nderim të viktimave të tragjedisë në Koçan. Ceremonia do të mbahet sot, në ora 15:00, në Sheshin Iliria në Tetovë.
Në këtë ngjarje përkujtimore janë ftuar të marrin pjesë të gjithë funksionarët partiakë dhe qeveritarë, deputetët, anëtarët e Kryesisë, si dhe organet partiake dhe të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin respektin dhe solidaritetin e tyre me familjet e viktimave.
Aleanca për Shqiptarët shpreh ngushëllimet e saj më të thella për familjet e prekuara dhe qëndron pranë tyre në këto momente të rënda.