Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar denoncon hapur keqpërdorimin e institucioneve shtetërore dhe të nëpunësve publikë për interesa të ngushta partiake. Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gostivar, Emri Bajrami, ka shpërdoruar funksionin dhe institucionin duke organizuar mbledhje joformale me shefat e reparteve dhe motrat kryesore në restorantin e spitalit, ku më pas është shfaqur edhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Gostivarit, duke kurdisur një takim të imponuar. Ky veprim përbën shembull klasik të politizimit të skajshëm të institucioneve dhe ka shkaktuar revoltë të arsyeshme te personeli i spitalit, të cilët janë detyruar të dëgjojnë “përrallat” e kandidatit në garë. Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, OSBE, KSHZ, si dhe nga Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu – i cili e ka emëruar këtë drejtor – që të ndërmarrin procedurat e nevojshme ligjore dhe të shqiptojnë sanksionet për këtë abuzim flagrant. Forma të tilla presioni dhe instrumentalizimi politik nuk e frikësojnë kuadrin shqiptar. Përkundrazi, ato vetëm sa e shtojnë revoltën qytetare dhe e forcojnë bindjen për mobilizim masiv në zgjedhjet e tetorit. Pushteti i kapur, i ndërtuar mbi shantazhe dhe interesa të ngushta, nuk mund të ketë legjitimitet tek shqiptarët. Aleanca për Shqiptarët është e bindur se verdikti i qytetarëve në tetor do të jetë i qartë dhe ndëshkues për këtë mënyrë qeverisjeje. Aleanca për Shqiptarët – Dega Gostivar
Data 11.09.2025
Aktuale
- Kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
- ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it
- Ridrejtohet trafiku për kamionë në vendkalimin kufitar Bllacë
- “Kur shqiptarët e bullgarët vendosin monumente ngrihemi në këmbë, për serbët heshtje”
- Shaban Saliu kandidat për kryetar të Shuto Orizares
- Rezervat devizore në fund të gushtit 4.75 miliardë euro
- “Përgjimet”, deputetët vizitojnë sot Agjencinë e Inteligjencës
- Këshilli Gjyqësor vendos sot se si do të punojë gjatë periudhës zgjedhore