Nga krahu i ASH-së së Arben Taravarit, i janë kundërpërgjigjur akuzave të zv/kryeministrirt Fetai, i cili sot herët në mëngjes, numëroi komunat që ASH e Taravarit do t’i merr në zgjedhjet locale si pasojë e pazarit me BDI-në.
“Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë. Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin Arben Taravari.
E kuptojmë mllefin dhe presionin nga detyra që kanë marrë me çmimin e të qenit në pushtet. Detyra e tyre është ta sulmojnë sa më shumë kryetarin e vet, sepse i qortojnë “shefat” që u japin njerëz dhe zyra hua nëpër “takime me strukturat”.
Na kanë kërkuar që t’u tregojmë sondazhe e emra, duke na quajtur me të drejtë burra…ama; burrat flasin vetëm me burra!
Na tregoni sa komuna do të merni ju, vazal të vazalëve?!
Shihemi në Tetor që është shumë Afër!”, kanë deklaruar nga ASH e Taravarit.
Data 12.11.2026
Aktuale
- Levica akuzon VMRO-DPMNE-në për ndikim partiak në Këshillin për Mbikëqyrje Qytetare
- LSDM: Qytetarët e dinë se Mickoski bën gjithçka me urdhër të Vuçiqit
- 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të papunë në Maqedoni
- Mickoski: S’ka zgjedhje të parakohshme
- Turqia nënshkruan marrëveshje prej 5,1 miliardë dollarësh me 4 banka zhvillimore në kuadër të COP31
- Çmimi i peletit në Kosovë: Pse paguajmë deri në 470 euro për ton?
- Rikuperimi i Erjon Vishkullit: Një betejë për shikimin
- Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore



