Nga krahu i ASH-së së Arben Taravarit, i janë kundërpërgjigjur akuzave të zv/kryeministrirt Fetai, i cili sot herët në mëngjes, numëroi komunat që ASH e Taravarit do t’i merr në zgjedhjet locale si pasojë e pazarit me BDI-në.
“Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë. Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin Arben Taravari.
E kuptojmë mllefin dhe presionin nga detyra që kanë marrë me çmimin e të qenit në pushtet. Detyra e tyre është ta sulmojnë sa më shumë kryetarin e vet, sepse i qortojnë “shefat” që u japin njerëz dhe zyra hua nëpër “takime me strukturat”.
Na kanë kërkuar që t’u tregojmë sondazhe e emra, duke na quajtur me të drejtë burra…ama; burrat flasin vetëm me burra!
Na tregoni sa komuna do të merni ju, vazal të vazalëve?!
Shihemi në Tetor që është shumë Afër!”, kanë deklaruar nga ASH e Taravarit.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Cila është strategjia e re e SHBA-së për të mbështetur Kosovën?
- “Mesazhe që mashtrojnë qytetarët me gjoba të rreme”- Reagon AKSK: Mos klikoni linkun dhe mos jepni asnjë informacion personal
- VLEN: MPJ e Bujar Osmanit, model klasik i shpërdorimit të parave publike
- (VIDEO) Nuk ka libra për nxënësit, LSDM kërkon dorëheqjen e ministres
- Qoku: Nga Gruevski te Vuçiqi, e tani Levica – rrugëtimi i rrezikshëm i BDI-së
- I moshuari nga Himara u dërgua i plagosur rëndë në spital, dyshohet se e goditi trokoja teksa po punonte në banesë!
- Piramida online “XUEX” në gjykatë, kamarieri promovonte investime mashtruese, reagon e ëma: Vetë ia dhashë lekët, i thashë luaji si gjithë të tjerët! Nuk e dinim që ishte e gabuar
- Mendi Qyra paralajmëron fushatë të civilizuar dhe qytetare pa ofendime ndaj oponentëve politikë