Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën ka reaguar pas informacionit se është refuzuar ankesa për rigjykim të rastit “Alfa” për Agim Islamin.
Nga ASh-ja pjesë e Frontit Evropian thonë se duhet të merren në përgjegjësi gjyqtarët të cilët refuzuan ta dërgojnë në rigjykim rastin “Alfa” dhe ankesa duhet të pranohet.
“SKANDALOZE – Këshilli Gjyqësor duhet ti marrë në përgjegjësi këtë përbërje gjyqtarësh që ka refuzuar një ekspertizë te licencuar që dëshmon pafajësinë e Agim Islamit. Refuzimi i saj përbën një shkelje të rëndë të rendit ligjor dhe kushtetues të RMV-së, si dhe një shkelje të të drejtave të njeriut. Ankesa ndaj këtij vendimi duhet të pranohet pa asnjë dilemë.
P.S. Përfaqësuesit politikë shqiptar VLEN gjegjësisht përkthyesit e VMRO-DPMNE-së, si gjithmonë, heshtin përballë rasteve kur shkilen shqiptarët duke treguar pafuqinë e tyre politike, e bejnë si papagallë, kur nuk i pyet askush. Turp!”, thonë nga ASh e Selës.