“Drejtësia” për këtë Qeveri nënkupton padrejtësi në thelb. Lirohen kriminelët dhe terroristët, ndërsa dënohen qytetarët e pafajshëm, lirohen maqedonasit dhe dënohen shqiptarët. Kështu thuhet në reagimin e ASH-së, krahu i Sleës, ku shtohet se “kjo praktikë e filluar me vendimet e drejtorit të burgjeve për të liruar disa nga sulmuesit e 27 prillit, vendimet gjyqësore për lirimin e të tjerëve, e konfirmuar sot edhe me faljen e organizatorëve të “27 prillit”, e nga ana tjetër shqiptimin e dënimit për Agim Islamin dhe mospërfilljen e super ekspertizës që dëshmon pafajsinë e tij, arrestimin e shqiptarëve më 28 Nëntor, tregon qartë se çfarë “drejtësie” na solli Qeveria Vlen-DPMNE.
“”Makedonija povtorno tvoja” nënkupton falje dhe mbrojtje për çdo maqedonas që shkel edhe Kushtetutën dhe përndjekje e burgosje për shqiptarët edhe kur festojnë.
Vendimi i sotëm për faljen e organizatorëve të 27 prillit varros drejtësinë, rrezikon të ardhmen europiane të vendit dhe cënon marëdhëniet ndëretnike. Maqedonia e Veriut përfundimisht rikthehet në vitet e 90-ta, ndërsa e gjithë kjo ndodh falë vasalitetit të disa shqiptarëve që për poste personale pranuan të realizojnë projektin më të rrezikshëm për shqiptarët në veçanti dhe qytetarët e vendin në përgjithësi”, thuhet në reagimin e ASH-së, krahu i Selës.
Data 28.04.2026
Aktuale
- Sali: RMV punon në 10 pika kritike nga agjenda reformuese e BE-së, aspekti financiar është motiv shtesë
- Mashtrim me ndërtesa në Gostivar – përfitohen mbi 200 mijë denarë
- Toshkovski për rastin në Gjorçe Petrov: 14 persona janë ftuar në stacion policor, edhe prindërit e nxënësve që keqtrajtuan bashkëmoshataren
- Ministri Hoxha”: Spitali i Tetovës së shpejti me sistemet e ngrohjes me alternativa ekologjike në shtatë objekte
- Murati: Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës
- Lufta Iran-ShBA, çmimi i naftës rritet sërish
- Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, ish-ministri i Shëndetësisë do të qëndrojë jashtë kafazit të xhamit gjatë seancave
- Ekspertiza: Alkool, kokainë dhe substanca tjera narkotike në gjakun e viktimave në “PULSE”


