Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës e ka akuzuar sot ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, se për shkak hakmarrjes politike, ia kanë ndërprerë marrëveshjen e punës specialistit shqitar në Shtëpinë e Shëndetit në Kërkovë.
Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak se i njëjti është babai i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë.
“Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, Genc Selmani, nuk është mjaftuar me kaq, por është lavdëruar edhe në profilin e tij në Facebook duke konfirmuar hakmarrjen, ndërsa më skandalozja, padroni i tij dhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, e ka mbështetur me një “përqafim” në këtë postim. Në vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës është përdorur një arsyetim skandaloz, se Shtëpisë së Shëndetit nuk i nevojitet një specialist si ky edhe pse vendimin për angazhim paraprakisht të njëjtit ia kanë nënshkruar dy ish ministra të shëndetësisë.
Veprimet e këtilla revanshiste të Vlenit dhe veçanërisht ministrit të Shëndetësisë, Arbem Taravari e grupit të tij, po ua shohin pasojat të gjithë shqiptarët. Shumë klinika kanë mbetur pa udhëheqës shqiptarë dhe janë zëvendësuar me maqedonas, ndërsa shumë mjekëve, infermierëve dhe stafit tjetër medicinal u është ndërprerë marrëdhënia e punës dhe në vend të tyre janë punësuar maqedonas.
Çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë veten se ata janë në pushtet jo vetëm kundër vullnetit të shqiptarëve, por tanimë edhe kundër shqiptarëve”, thuhet në reagimin e ASH-së, krahu i Selës.
Data 06.07.2025
Aktuale
- Rrëzohet aeroplani në Austri, të paktën katër të vdekur
- Shitjet e Apple në Kinë arrijnë një rritje surprizë pas dy vjetësh stagnimi
- FOTO+ VIDEO/ Qindra pushues në “Prestige Resort” shijojnë sezonin veror mes relaksit, argëtimit dhe luksit në detaj
- Ra në prangat e autoriteteve në Dubai, ekstradohet drejt Italisë shqiptari i kërkuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe hashashi
- Nesër pasdite pritet mot jostabil në Maqedoni
- Pas kërcënimit me bombë, Selimi: Serbia përpiqet të thellojë krizën në Kosovë
- Rreziqet e verës, mjeku Alimehmeti: Uji i ndotur, ushqimet e prishura dhe infeksionet, çfarë duhet të dinë prindërit për fëmijët
- Humbasin kontaktet me të, familja kërkon ndihmë për të gjetur 70-vjeçarin Jashar Spaho