Aleanca për Shqiptarët ka demantuar lajmin e publikuar në disa media, se kryetari i tyre, Arben Taravari ka patur takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Nga kjo parti thonë se, fotografia me veturën e përdorur si provë për takimin e dy liderëve, nuk i përket kryetarit të ASH-së.
“Aleanca po mbetet me transparencë të plotë dhe e hapur për çdo media në çdo kohë për të ndarë informata me karakter publik që të mos vijë deri te spekulimet dhe keqinterpretimet sikurse me rastin siç po ndodh për momentin me disa media të caktuara.”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Po ashtu reagim ka ardhur edhe nga VMRO-DPMNE, të cilët kanë akuzuar Artan Grubin se po liferon lajme të rrejshme për VMRO-DPMNE-në.
“Pyesim prej ku e di Artan Grubi i cili është në Austri (duke tregtuar në një prej dyqaneve më luksoze të Gucci, Barberi dhe Versace) se Arben Taravari ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së. Sot Taravari nuk ka qenë në VMRO-DPMNE ndërsa e kuptojmë edhe nervozën dhe frustrimin e tij për shkak ditëve të numëruar në pushtet”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Data 01.07.2026
Aktuale
- Dorëzohet aktakuzë ndaj drejtorit të Inspektoratit të Bujqësisë, kërkoi ryshfet prej 100 mijë euro
- ALSAR boton librin “Magjepsja nga e bukura, tasavvufi dhe estetika” të autorit Metin Izeti
- Dhunimi i Ilir Demaliajt, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar! Zbardhet dëshmia e analistit
- Dhunohet Ilir Demalia, analisti kallëzon në polici: Më sulmuan dy persona (FOTO)
- Në maj për 9,1 për qind është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë për ushqim, pije dhe duhan
- Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike
- Liljana Ristevska zgjidhet kryetare e Kryqit të Kuq në vend
- Nuk ka marrëveshje për Kodin Zgjedhor


