Aleanca për shqiptarët do ta braktis Qeverinë menjëherë pasi të votohet propozim ligji për përdorimin e gjuhëve. Kështu tha kreu i kësaj partie, Ziadin Sela, në konferencë për mediat pas votimit në Kuvend të Venko Filipçes për ministër të shëndetësisë, emër i propozuar nga Lidhja Social Demokrate. Nga partia e Seles, insistojnë në qëndrimin e tyre se kjo ministri i takonte Aleancës për Shqiptarët, sipas marrëveshjes për formimin e Qeverisë dhe se me marrjen e kësaj ministrie nga LSDM-ja tregohet se nuk është bërë fjalë për plotësim vendesh të mbetura bosh pas zgjedhjeve lokale, por për rikonstruim. raporton Almakos.
“Ne do të jemi pjesë e Qeverisë deri në votimin e pikës së 25 të rendit të ditës, që është propozim ligji për përdorimin e gjuhëve dhe prej këtij momenti Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë. Ne do të përkrahim të gjitha ligjet që janë në të mirë të qytetarëve që janë në të mirë të antërarësimit në NATO dhe debllokimit të proceseve. Ndërsa ASH nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e kalkulimeve të ulëta brenda për brenda partnerëve të koalicionit qeveritar. Shpresoj që sot të votohet ligji për përdorimin e gjuhëve dhe menjëherë prej këtij momenti kryeministri do të duhet të shkarkojë zv. Ministrat e Aleancës për Shqiptarët dhe të bëjë qeveri tjetër”- tha lideri i ASH, Ziadin Sela.
Sela tha se për të pak rëndësi ka që Zoran Zaev e theu marrëveshjen për emërimin e një ministri, por me shumë rëndësi është që t’u përmbahet marrëveshjeve të tjera, mes të cilave është edhe votimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve nga grupi parlamentar i LSDM-së, ligj i cili figuronte i fundit ndër pikat e rendit të ditës së seancës së 27 plenare të Kuvendit.
Sipas tij, ASH dha kontribut për rrëzimin e regjimit të kaluar, por u luftua nga pjesa e mbetur e këtij regjimi në qeverinë aktuale.
Kjo ministri është bërë mollë sherri mes partnerëve të koalicionit, pasi që vendi i drejtuesit mbeti bosh pas kandidimit të Arben Taravarit për kryetar të Komunës se Gostivarit. Aleanca nuk e pranoi postin e zv. Kryeministrit për zbatimin e reformave duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes fillestare për koalicion.
Almakos.com
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski