Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot, duke thënë se nepotizmi dhe konflikti i interesit gjithnjë e më shumë po bëhen sinonim i koalicionit VLEN dhe funksionarëve të saj.
“Vëllau i Fatmir Limanit, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Dashmir Limani, vazhdon të jetë drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë. Kjo situatë paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim të hapur me ligjin.
Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që të shqyrtojnë dhe të zgjidhin këtë situatë, pasi ministri Limani gati tre muaj nga marja e detyrës nuk ka vepruar dhe dy vëllezërit vazhdojnë të mbajnë dy pozicionet.
Përveç shkeljes flagrate të ligjit, kjo dëshmon edhe dyftyrësinë e partive shqiptare që pa legjitimitet kanë hyrë në Qeveri dhe zotimet e tyre të rrejshme për qeverisje të drejtë dhe transparente, si dhe konfirmon paralajmërimet tona, se hyrja e tyre në Qeveri ka për qëllim vetëm interesat e ngushta partiake, familjare dhe individuale”, thuhet në komunikatën e ASH-së, krahu i Zijadin Selës.
Data 15.01.2025
Aktuale
- Bastisje në Shkup, sekuestrohen armë dhe drogë – ndalohet një person
- Kos përsëriti: Për të përparuar në anëtarësimin në BE, Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën
- Rrahje në Gjykatën e Tetovës, polici gjyqësor sulmon fizikisht një të punësuar në gjykatë
- U gjet i pajetë në oborrin e banesës në Zall-Bastar, policia: I moshuari është vrarë, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës
- BDI: E papranueshme tallja dhe satirizimi i tentativës për vrasje ndaj Ziadin Selës
- Një franceze u bë viktimë e mashtrimit: I dërgoi 830,000 euro një Brad Pitt fals, ai i kërkoi para për trajtimin e kancerit
- Sot seancë gjyqësore për zjarrin në spitalin modular në Tetovë
- Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Tetovë-Kodra e Diellit